Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rona Nishliu, mjaft mirë si fillim Empty Rona Nishliu, mjaft mirë si fillim

Thu 17 May 2012 - 17:46
Rona Nishliu, mjaft mirë si fillim Rona-nishliu-300x199Valeria Dedaj

Është rezultati i provave të para në skenën e Festivalit Europian të Këngës në Baku të Azerbajxhanit. Rona Nishliu që përfaqëson Shqipërinë, performoi e vetme në skenë këngën “Suus” e kompozuar nga Florent Boshnjaku. Ajo ka arritur të impresionojë të pranishmit, ndër ta dhe konkurrentë, me vokalin e saj të plotë e potent. Kjo provë e parë është komentuar kështu: “Interpretimi vokal i këngës së saj dramatike, teksti i së cilës është në shqip, ishte shumë bindës dhe profesional prandaj ajo nuk pati nevojë për mbështetje të një zëri të dytë.”

Më pas, Rona është prezantuar para gazetarëve së bashku me kompozitorin Florent Boshnjaku dhe Kleart Durajn, udhëheqësin e delegacionit shqiptar të RTSH-së. Edhe nga kjo bisedë dalin komente mjaft pozitive për këngën. Vetë këngëtarja nga Kosova është shprehur: “Jam shumë e lumtur që përfaqësoj vendin tim me një këngë që e dua dhe ka shumë domethënie për mua.” Ajo është njëkohësisht autore e tekstit të këngës “Suus”, që siç sugjeron edhe titulli, ka të bëjë me diçka shumë personale. Në strofën e parë tingëllon si një histori dashurie, por në vazhdim kupton se janë përjetime që kalon çdo njeri në jetë. Në një moment të caktuar mund të zhgënjehesh nga dikush, ashtu mund të ndodh që të befasohesh nga mbështetja e dikujt tjetër. Kur nuk di ta zgjidhë këtë keqkuptim, Rona në këngë gjen si zgjidhje vajtimin.

Para se të nisej për në Baku, Nishliu e ka promovuar këngën në një sërë vendesh në Europë që gjithashtu janë pjesëmarrëse në Festivali Evropian të Këngës 2012. Ky është edicioni i 57-të i “Eurovizionit” që mbahet më 22 deri 26 maj në kryeqytetin e Azerbajxhanit, vendi fitues vitin e kaluar. Në datat 22 dhe 24 maj hyjnë në konkurrim 37 këngë. Ndërsa finalja e madhe mbahet mbrëmjen e 26 majit.

Për herë të parë Shqipëria mori pjesë në Festivalin Europian të Këngës në Stamboll vitin 2004 ku u prezantua me këngëtaren Anjeza Shahini me “Imazhi Yt”. Deri më sot vetëm me këtë prezantim ka është arritur përfaqësimi maksimal, vendi i shtatë në klasifikim, çka bëri që të hyjë automatikisht në finalen e 2005-ës. Por Ledina Çelo atë këtë që u arrit e rrëzoi me këngën “Nesër Shkoj”. Asgjë nuk ndryshoi një vit më vonë Luiz Ejlli me “Zjarr e ftohtë”.

Janë të shumtë ata që mendojnë se pavarësisht rezultatit që arriti në klasifikim, përfaqësimi në vitin 2007 i Frederik Ndocit me “Hear My Plea”, është përfaqësimi më dinjitoz që ka pasur muzika shqiptare në “Eurovizion”.

Në vitin 2008 këngëtarja 16-të vjeçare Olta Boka me “Zemrën e lamë peng” këndoi në Beograd. Një vit më pas Kejsi Tola me këngën “Më merr në ëndërr”, mbetet jashtë finales. Të njëjtin fat edhe Juliana Pasha e Aurela Gaçe.
Chiara
Chiara
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 288
<b>Hobi</b> Hobi : kam shum se di ne cilin te specifikohem!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ku mami me lindi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 30/09/2011

Rona Nishliu, mjaft mirë si fillim Empty Re: Rona Nishliu, mjaft mirë si fillim

Thu 17 May 2012 - 17:53
suksese rona.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi