Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rona Nishliu prezanton Shqipërinë në Eurovision 2012 Empty Rona Nishliu prezanton Shqipërinë në Eurovision 2012

Sun 1 Jan 2012 - 3:29
Rona Nishliu prezanton Shqipërinë në Eurovision 2012 Ronanishliu1-560x393Pas një performance jashtëzakonisht të shkëlqyer, këngëtarja Rona Nishliu ka rrëmbyer çmimin e parë në Festivalin e 50-të të Këngës, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në kompeticionin e muzikës europiane Eurovision Song Contest.Këngëtarja kosovare Rona Nishliu do të “qajë” edhe në Azejrbaxhan. Në këtë vend ku do të mbahet Festivali i 57 i Këngës Evropiane, këngëtarja Rona Nishliu do të përfaqësoj Shqipërinë me këngën “Suus”, që fjalinë kryesore e ka “Më lërni të qaj”.
Këngëtarja ka qenë fituese edhe e çmimit për ‘Interpretimin më të Mirë’. Ajo ka falënderuar publikun për pritjen dhe orkestrën. “Faleminderit shumë”, ka thënë Rona e cila është parë shumë e emocionuar.
Vendin e dytë e ka zënë Elton Deda me këngën ‘Kristal’ dhe të tretin Sajmir Braho me këngën “Ajër”.
Gjatë festivalit të këngës janë dhënë edhe disa çmime të tjera.
-Sokol Marsi ka fituar për këngën “Kristal” ka fituar çmimin për Tekstin më të Mirë. “Faleminderit për vlerësimin e veçantë. Vlerësimi për krijimtarinë time është një shtysë për çmime të reja”, ka thënë Marsi.
-Kënga “Mijëra Vjet” e kompozuar nga Endri Sina ka fituar çmimin për “Melodia më e mirë”. “Falënderoj jurinë dhe përshëndes publikun për pritjen”, ka thënë ai.
-Çmimi i kritikës i është dhënë këngës “Jeta ime” e kënduar nga Frederik Ndoci së bashku me motrat e tij. Gjatë spektaklit ai është shprehur se do të jetë gjithmonë pjesë e festivalit.
-Çmimi “Orkestracioni më i mirë” i ka takuar këngës “Vlen sa një jetë” orkestruar nga Klodian Cafoku, i cili ka shprehur falënderim për orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar.
“Falënderoj këtë orkestër të mrekullueshme pasi notat e mia të shkruara nuk do të mund të hidheshin në dritë pa performancën e tyre”, ka thënë Klodiani.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi