Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Eurovision, Rona Nishliu e pesta me "Suus". Fiton Suedia Empty Eurovision, Rona Nishliu e pesta me "Suus". Fiton Suedia

Sun 27 May 2012 - 2:30
TIRANE- Shpërthyese dhe emocionuese. Kjo ishte Rona Nishliu në natën e finale të Eurovisionit, e cila ushoqërua nga duartrokitjet e publikut gjatë gjithë performancës së saj. Përfaqësuesja e Shqipërisë nëEurovision, këngëtarja kosovare Rona Nishliu, këndoi e treta në skenën e Eurovizionit. Pas mbledhjes se pikeve, Rona u rendit e pesta me 146 pike duke i siguruar Shqiperise direkt vitin tjeter hyrjen e Shqiperise ne finale.Eurovision u fituat nga Suedia me shumicen e pikeve.Televizioni Publik Shqiptar transmetoi live natën finale, ku
përfaqësuesja e Shqipërisë, këngëtarja kosovare falenderoi në shqip pas përfundimit të këngës. Ne fund te spektaklit, kënga “Suus” grumbulloi 146 pikë, dhe kështu u rendit si kënga me pozicionin më të mirë të Shqipërisë në këtë eveniment evropian. E dyta qe ka pozicionuar Shqiperine denjesisht ne Eurovision ka qene Anjeza Shahini ne vitin 2004 qe u pozicionua ne vendin e 7 ne finale me 106 pike.

Sido që të jetë, edhe në këtë edicion vazhdoi politika e votimit të shteteve fqinje, megjithatë vendi që zuri Shqipëria është për t’u admiruar.

Eurovisionin për vitin 2012 e fitoi kënga “Euphoria” e përfaqësueses nga Suedia, Loreen, e cila grumbulloi 372 pikë.

Në skenën e Eurovizionit, që mbahet në Baku të Azerbajxhanit valëviteshin edhe flamuj shqiptarë gjatë kohës që Rona këndonte "Suus"-in e saj.

Para fillimit të finales Rona u shpreh shumë optimite se do të japë maksimumin dhe se do ketë mbështetjen e gjithë shqiptarëve.

"Ndihem jashtëzakonisht mirë, shumë e qetë, shumë komode, e gatshme për të performuar në skenën e Eurovision”, deklaroi ajo pak më parë, duke folur drejtpërdrejt për Televizionin e Kosovës. "Personalisht mendoj që konkurenti më i madh i imi është vetja ime", u shpreh Rona, e pyetur se cili është konkurenti më serioz në finalen e festivalit evropian të këngës.

Kënga "Suus", e cila u interpretua nga Rona, po vlerësohet lart nga ekspertët e muzikës, mediat dhe shumë adhurues të muzikës. Interpretimi i saj ka marrë më së shumti klikime në YouTube në krahasim me të gjitha interpretimet e tjera që kanë hyrë në finale, e cila mbahet sonte.

Videoja në “Youtube”, e hedhur nga kanali zyrtar i “Eurovision”-it ka arritur të marrë 342.907 klikime gjatë dy ditëve të kaluara. Rona është krahasuar me këngëtaret Chaka Khan e Aretha Franklin pas performancës në Eurovision. Gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” e ka komentuar paraqitjen e Ronës si shumë të fuqishme, duke thënë se ajo askënd nuk e lë indiferent dhe askush nuk e dritheron sallën e kristaltë si ajo.

Lista e plotë e këngëve pjesëmarrëse në finale të Eurovision 2012:

Britania e Madhe – Engelbert Humperdinck – “Love Will Set You Free”
Hungaria – Compact Disco – “Sound Of Our Hearts”
Shqipëria – Rona Nishliu – “Suus”
Lituania – Donny Montell – Love Is Blind
Bosnje e Hercegovina – Maya Sar – “Korake Ti Znam”
Rusia – Buranovskiye Babushki – “Party For Everybody”
Islanda – Greta Salome & Jonsi – “Never Forget”
Qipro – Ivi Adamou – “La La Love”
Franca – Anggun – “Echo” (“You And I”)
Italia – Nina Zilli – “L'Amore E Femmina” (“Out Of Love”)
Estonia - Ott Lepland – “Kuula”
Norvegjia – Tooji – “Stay”
Azerbajxhan – Sabina Babayeva – “When The Music Dies”
Romania – Mandinga – “Zaleilah”
Danimarka – Soluna Samay – “Should've Known Better”
Greqia – Eleftheria Eleftheriou – “Aphrodisiac”
Suedia – Loreen – “Euphoria”
Turqia – Can Bonomo – “Love Me Back”
Spanja – Pastora Soler – “Quedate Conmigo” (“Stay With Me”)
Gjermania – Roman Lob – “Standing Still”
Malta – Kurt Calleja – “This Is The Night”
Maqedonia – Kaliopi – “Crno I Belo”
Irlanda – Jedward – “Waterline”
Serbia - Zeljko Joksimovic – “Nije Ljubav Stvar”
Ukraina – Gaitana – “Be My Guest”
Moldavia - Pasha Parfeny – “Lautar”

(d.b/ma.ar/BalkanWeb)
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Eurovision, Rona Nishliu e pesta me "Suus". Fiton Suedia Empty Re: Eurovision, Rona Nishliu e pesta me "Suus". Fiton Suedia

Sun 27 May 2012 - 12:22
Urime Nora Nishliu, edhe pse mund te isha i vetmi shqiptar i cili mendoja se ishte nje kenge e dobet, nuk e kisha mohuar dhe nuk e mohoj qe zeri yt la histori ne te ardhmen e kesaj lashtesie.
Nese i mungonte dicka kenges do te thoshja se ishte melodia e nje vjoline, por ne te vertet i mungon vetem nje falje, te kerkoj te falur qe e vleresova aq nxituar, ishte nje kenge qe Europes i dha kuptim per here te pare.

Faleminderit Eurovision, Rona Nishliu e pesta me "Suus". Fiton Suedia 573234
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Eurovision, Rona Nishliu e pesta me "Suus". Fiton Suedia Empty Re: Eurovision, Rona Nishliu e pesta me "Suus". Fiton Suedia

Sun 27 May 2012 - 12:23
me erdhi inat me israelin qe ja dha piket azerbaxhanit se do ishim ne vend te 4
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Eurovision, Rona Nishliu e pesta me "Suus". Fiton Suedia Empty Re: Eurovision, Rona Nishliu e pesta me "Suus". Fiton Suedia

Sun 27 May 2012 - 12:24
Ndersa per kengen e Suedise dua te shtoj se ngjan shume me melodine e Titanikut dhe kete vit mbushet 100 vjetori i tragjedise se Titanikut, ndaj edhe ka fituar...

Respekte...
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Eurovision, Rona Nishliu e pesta me "Suus". Fiton Suedia Empty Re: Eurovision, Rona Nishliu e pesta me "Suus". Fiton Suedia

Sun 27 May 2012 - 12:31
Durrsaku shkruajti:me erdhi inat me israelin qe ja dha piket azerbaxhanit se do ishim ne vend te 4

Izraeli ate mendje ka, tyryfyu...

Por Gjermania na e prishi e cila per te respektuar Azerbaxhanin nuk dijti te vleresoje me sakte e me mire!

Ndersa Rusine a e pe, ja dha 12 pike Azerbaxhanit vetem e vetem per t'i prishur vendin e katert Shqiperise...

Me qe ra fjala per Azerbaxhanin, thone se eshte vendi i zjarrit dhe po ta mendosh mire: Azjarrbaxhan (Asht zjarr baxhan)...

Jo per gje por t'i njohin pak te paret e tyre Azjarret...
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Eurovision, Rona Nishliu e pesta me "Suus". Fiton Suedia Empty Re: Eurovision, Rona Nishliu e pesta me "Suus". Fiton Suedia

Sun 27 May 2012 - 12:35
Luan_Valikardi shkruajti:
Durrsaku shkruajti:me erdhi inat me israelin qe ja dha piket azerbaxhanit se do ishim ne vend te 4

Izraeli ate mendje ka, tyryfyu...

Por Gjermania na e prishi e cila per te respektuar Azerbaxhanin nuk dijti te vleresoje me sakte e me mire!

Ndersa Rusine a e pe, ja dha 12 pike Azerbaxhanit vetem e vetem per t'i prishur vendin e katert Shqiperise...

Me qe ra fjala per Azerbaxhanin, thone se eshte vendi i zjarrit dhe po ta mendosh mire: Azjarrbaxhan (Asht zjarr baxhan)...

Jo per gje por t'i njohin pak te paret e tyre Azjarret...
gjithmone ka qene festival kufinjshe kane marre pike nga shtetet fqinje por suedia e meritonte me te vertete
Fata
Fata
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
<b>Postime</b> Postime : 2151
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne boten time.
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 25/02/2012

Eurovision, Rona Nishliu e pesta me "Suus". Fiton Suedia Empty Re: Eurovision, Rona Nishliu e pesta me "Suus". Fiton Suedia

Sun 27 May 2012 - 12:36
Rona Nishliu edhe pse e kishte nje ze te fort ,kenga ishte e dobet per eurovizion ,mendoj une.
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Eurovision, Rona Nishliu e pesta me "Suus". Fiton Suedia Empty Re: Eurovision, Rona Nishliu e pesta me "Suus". Fiton Suedia

Sun 27 May 2012 - 14:31
Ronaaaaaaaaaaaaaa, hallall per here te pare arriti ta dergoj ne Top 5 Shqiperine .
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Eurovision, Rona Nishliu e pesta me "Suus". Fiton Suedia Empty Re: Eurovision, Rona Nishliu e pesta me "Suus". Fiton Suedia

Sun 27 May 2012 - 14:34
Une shpresoja per me shume.....megjithese e kam thene dhe me pare,kjo kenge sishte per Eurosong
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Eurovision, Rona Nishliu e pesta me "Suus". Fiton Suedia Empty Re: Eurovision, Rona Nishliu e pesta me "Suus". Fiton Suedia

Sun 27 May 2012 - 14:42
Message reputation : 100% (1 vote)
Nuk di ishte apo nuk ishte per ne eurosong eshte e para qe arrit deri ne vendin e 5 edhe pse ishte nje kenge e dhimbeshme ajo arriti aq larte sa nuk ka arritur deri me tash askush.. Urime edhe njehere shqiptarev per kete arritje..
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Eurovision, Rona Nishliu e pesta me "Suus". Fiton Suedia Empty Re: Eurovision, Rona Nishliu e pesta me "Suus". Fiton Suedia

Sun 27 May 2012 - 14:55
Po Besa, edhe une mendoja se Europa nuk do te na kuptonte por me ne fund paska njerez Europa...

Mund te them se eshte kenge shume e ralle per t'u realizuar...
Sponsored content

Eurovision, Rona Nishliu e pesta me "Suus". Fiton Suedia Empty Re: Eurovision, Rona Nishliu e pesta me "Suus". Fiton Suedia

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi