Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Juventini
Juventini
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 8638
<b>Hobi</b> Hobi : Sporti
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/10/2011

Ombrellë shpëtimi për dashurinë Empty Ombrellë shpëtimi për dashurinë

Thu 29 Dec 2011 - 22:42
TIRANE – Kërkimi i përsosmërisë në marrëdhënie nuk e ushqen dashurinë. Përkundrazi, shanset e ruajtjes së dashurisë shtohen, kur ti zbulon gjëra që të lumturojnë edhe te një partner jo perfekt. Në këtë përfundim kanë arritur psikologët gjermanë të cilët u përpoqën që duke pyetur mijëra çifte të sqarojnë nëse ekziston një ombrellë shpëtimi për dashurinë.Vështrimi i tyre nuk u përqendrua te anët e errëta të marrëdhënieve të dështuara. Psikologët duan të dinë se çfarë bëjnë si duhet çiftet e kënaqura.

Ajo që kërkohet është: Formula botërore për lumturinë me partnerin. Një recetë për dashurinë perfekte nuk ekziston dhe me sa duket nuk do të gjendet kurrë. Shkaku është se gabimet në matjen e gjithçkaje që është mbinjerëzore janë shumë të mëdha.
Megjithatë, psikologët dhe sociologët në të gjithë botën, përmes pyetjeve të tyre kanë arritur në të dhëna çuditërisht domethënëse për atë se si mund të ketë sukses dashuria në plan afatgjatë.
Atij që i merr seriozisht rezultatet shkencore do t’i duhet me siguri ta ndryshojë jetën në çift. Sepse me çdo studim të ri, shkencëtarët rrëzojnë shumë nga klishetë, mbi të cilat besonin njerëzit deri vonë.

A nuk kemi besuar, se mjafton që të ketë mjaftueshëm dashuri, një lloj rezervuari i ndjenjave më të thella, i cili mund të shfrytëzohet në kohë krize? A nuk kemi besuar së fëmijët e kompletojnë dashurinë? A duhet të flasim vërtet për të gjitha gjërat? Seksi që bëjmë duhet të jetë gjithmonë fantastik?

Të gjitha këto janë budallallëqe. Mesazhet e qarta, por edhe habitëse nga shkenca janë:

- Të pasurit e partnerit shok të vërtetë i bashkon çiftet shumë më fort se sa momentet dramatike të rrahjes së zemrës në të ashtuquajturën dashuri të madhe.

- Fëmijët janë shkatërrues të marrëdhënies

- Tipat e kundërt ndoshta e tërheqin njëri-tjetrin – por janë vlerat e ngjashme që e çimentojnë një lidhje.

- Debatet e pafundme për marrëdhënien e përbashkët zakonisht nuk të çojnë asgjëkundi, të paktën në asgjë të mirë.

- Rëndësia e marrëdhënieve seksuale mbivlerësohet.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi