Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Ombrellë shpëtimi për dashurinë?  Empty Ombrellë shpëtimi për dashurinë?

Tue 8 May 2012 - 19:56
Message reputation : 100% (1 vote)
Kërkimi i përsosmërisë nëmarrëdhënie nuk e ushqen dashurinë. Përkundrazi, shanset e ruajtjes së dashurisë shtohen, kur ti zbulon gjëra që të lumturojnë edhe te një partner jo perfekt, konkludojnë shkencëtarët gjermanë Renata mbyll meshpejtësi SMS-në para se të futet në shtëpi. Mesazhi është i dashur dhe premtues, ajo buzëqesh, e shuan mesazhin dhe mbyll edhe celularin. Pastaj ajo futet në shtëpi. Michaelin e gjen si gjithmonë para kompjuterit, prej ku ai mërmërin në drejtim të saj një “Ç’kemi shpirt?”Renatës i ngrihen nervat. Ai nuk ka bërë ndonjë faj. Po ky mashkulli tjetër, afera që ka me të i ka treguar asaj se çfarë i ka munguar në 19 vjetët me Michaelin: ndjesia, që është e rëndësishme për të. Ajo do të ndahet prej tij, kjo tani është gjë e vendosur.Pse dështojnë disa marrëdhënie, edhe pasi u kanë rezistuar vështirësive?Të dyja çiftet u nisën nga një start i përbashkët. Ju përbetuan njëri-tjetrit, kërkonin me afsh lëkurën, aromën, vështrimin e tjetrit…
Pastaj u vendosën në një shtëpi, u martuan, erdhën fëmijët. Diku në rrugë e sipër ndjenja e dashurisë u pakësua, shumicën e herëve çmenduria e dashurisë pakësohet pas një viti e gjysmë, kjo vlen gradualisht edhe për pasionin: numri i herëve të bërjes seks me njëri-tjetrin përgjysmohet. Megjithatë ata i kaluan me sukses netët pa gjumë plot të qara bebesh dhe ditët e panumërta të ndërrimit të pelenave.bAta bënë marrëveshje, për mënyrën më të mirë të kombinimit të fëmijëve dhe karrierës. Duruan vjehrrën ose kunatët e shkalluar. Duruan që njeriu më i dashur në thelb përtonte rregullisht që të derdhte plehrat. E thënë përmbledhtazi: burrat dhe gratë e martuar prej shumë vitesh i reduktuan ëndrrat e tyre në atë që u lejonte realiteti.
Po pse dështon martesa e Renatës dhe e Michaelit? Pse ka filluar ta urrejë ajo atë, kur ai rri i ulur para kompjuterit? Çfarë i mban bashkë Suzin dhe Klausin- megjithë duelet e tyre për jetë a vdekje? Mos është vallë gjaknxehtësia dhe kokëfortësia? Sa i rëndësishëm është të fjeturit me partnerin? Literatura është e mbushur me pyetje si këto. Vetëm se përgjigje atyre nuk u ka dhënë askush.
Pairfam: studim shkencor 14 vjeçar- më i gjeri për jetën e çifteve
Këtë gjë është përpjekur ta bëjë tani shkenca; vështrimi mbi çiftin e martuar frymëzon psikologët socialë në të gjithë botën. Në vitin 2008 në Gjermani nisi projekti më i gjerë i ndërmarrë deri tani për këtë temë: Pairfam, një studim me më shumë se 12400 meshkuj dhe femra, në një periudhë kohore prej 14 vjetësh. Zyra, prej së cilës bëhen studime për dashurinë ndodhet në katin e tretë të ndërtesës së universitetit në Leopoldstrasse të Mynihut. Pas tryezës rri ulur, elegante dhe e koncentruar Sabine Valper. Ajo drejton dikasterin “Marrëdhëniet e çifteve dhe sjellja e edukuar” të Pairfam-it. “Kishte ardhur vërtet koha që ne të bënim një prerje tërthore të rezultateve të deritashme”, thotë psikologia.
Shkencëtarët e hodhën vështrimin nga një perspektivë e re mbi dashurinë. Fjala kyç këtu është: resilienca. Ky koncept vjen nga fizika dhe karakterizon atje aftësinë e një materiali elastik, për t’u kthyer në gjendjen fillestare pas një tendosjeje maksimale. Me këtë në psikologji kuptohet aftësia e njeriut për t’u konfrontuar dhe për t’ua dalë mbanë sfidave të jetës dhe për t’i transformuar ato në drejtim pozitiv.
Çfarë bëjnë si duhet çiftet e kënaqura? Përfundime domethënëse
Tani psikologët u përpoqën që duke pyetur mijëra çifte të sqarojnë nëse ekziston një ombrellë shpëtimi për dashurinë. Vështrimi i tyre nuk u përqendrua te anët e errëta të marrëdhënieve të dështuara. Psikologët duan të dinë se çfarë bëjnë si duhet çiftet e kënaqura. Ajo që kërkohet është: Formula botërore për lumturinë me partnerin. Një recetë për dashurinë perfekte nuk ekziston dhe me sa duket nuk do të gjendet kurrë. Shkaku është se gabimet në matjen e gjithçkaje që është mbinjerëzore janë shumë të mëdha. Megjithatë, psikologët dhe sociologët në të gjithë botën, përmes pyetjeve të tyre kanë arritur në të dhëna çuditërisht domethënëse për atë se si mund të ketë sukses dashuria në plan afatgjatë.
Atij që i merr seriozisht rezultatet shkencore do t’i duhet me siguri ta ndryshojë jetën në çift. Sepse me çdo studim të ri, shkencetarët thërrmojnë shumë nga klishetë, mbi të cilat besonin njerëzit deri vonë. A nuk kemi besuar, se mjafton që të ketë mjaftueshëm dashuri, një lloj rezervuari i ndjenjave më të thella, i cili mund të shfrytëzohet në kohë krize? A nuk kemi besuar së fëmijët e kompletojnë dashurinë? A duhet të flasim vërtet për të gjitha gjërat? Seksi që bëjmë duhet të jetë gjithmonë fantastik?
Të gjitha këto janë budallallëqe. Mesazhet e qarta, por edhe habitëse nga shkenca janë:
- Të pasurit e partnerit shok të vërtetë i bashkon çiftet shumë më fort se sa momentet dramatike të rrahjes së zemrës në të ashtuquajturën dashuri të madhe.
- Fëmijët janë shkatërrues të marrëdhënies
- Tipat e kundërt ndoshta e tërheqin njëri-tjetrin – por janë vlerat e ngjashme që e çimentojnë një lidhje.
- Debatet e pafundme për marrëdhënien e përbashkët zakonisht nuk të çojnë asgjëkundi, të paktën në asgjë të mirë.
- Rëndësia e marrëdhënieve seksuale mbivlerësohet.
Shkencëtarët: optikë e re për marrëdhënien në çift
Përpara se në mendjen e psikologëve të futej ideja e resiliencës, rezistencës dhe aftësisë ripërtëritëse të ndjenjës, ishin në radhë të parë studiuesit e ndarjes së çifteve ata që i kishin studiuar marrëdhëniet. Por vështrimi i tyre ishte si vështrimi i mekanikut mbi automjet: çfarë është prishur, ku duhet të lyej me graso, ku duhet t’i shtrëngoj vidat, në mënyrë që automjeti të vazhdojë të ecë? Në jetën e përditshme veprohet ende në një mënyrë të caktuar: çiftet i tregojnë terapetit fëmijërinë e tyre të vështirë, dobësinë e babait, ftohtësinë e mamasë dhe i gjithë hidhërimi zbrazet duke qarë mbi tavolinë. Sikur njeriun ta ndihmonte po të përziente mbeturinat. Po kjo është diçka që të ndihmon shumë pak. Ndaj terapetët e çifteve kanë kuota jashtëzakonisht të ulëta suksesi.
Prandaj me sa duket shkencëtarët ndërmorën kthesën dhe e shohin gotën jo më si gjysmë bosh, po si gjysmë plot. Gjë që nuk do të thotë se kërkimi i rezistencës dhe aftësisë ripërtëritëse në marrëdhënie i solli më shpejt përgjigjet e mëdha. Në studimin e partneriteteve duhet të gjesh se çfarë e shtyn dikë, prejardhja e tij, temperamenti, vlerat e tij, arsimi. Duhet analizuar se si funksionojnë së bashku dy qenie kaq të komplikuara.
Si e perceptojnë njëra-tjetrën, a kanë shokë, familje, cilin profesion ushtrojnë, sa të stresuar janë? A ka fëmijë çifti, sa para kanë partnerët, a jetojnë ata nën një presion të caktuar? “Partneriteti i plotësuar” vazhdon të jetë në vendin e parë nga të gjitha qëllimet e jetës, tek më shumë se 90 përqind e burrave dhe grave gjermane. “Dashuria na jep ndjesinë që “dallohemi” ata që jemi vërtet në një botë, në të cilën shpesh besohet se njeriu duhet të luajë një rol”, deklaron Eva Illouz, sociologe në Universitetin Hebre të Jeruzalemit. Vetëm se: shansi që këtë ndjesi ta përjetosh në plan afatgjatë është në rënie.
Kjo të paktën po të shohësh institucionin me të cilin çiftet duan të garantojnë zakonisht lumturinë: martesën. Kudo në botë njerëzit janë më pak të kënaqur me lidhjen e tyre për jetën se më parë, kudo janë shtuar shifrat e ndarjeve të çifteve. Në Gjermani ndahen çdo vit rreth 190.000 çifte. Një në katër martesa shkatërrohet. Ndër çiftet që jetojnë së bashku pa u martuar, tetë në dhjetë çifte nuk arrijnë të jetojnë më shumë se dy vjet së bashku. Edhe më lehtë ndahen çiftet që jetojnë në shtëpi jo të përbashkët, pra ndaras nga njëri-tjetri, të detyruar nga puna apo sepse kështu u pëlqen. As gjysma e çifteve të tilla arrin të rezistojë më shumë se dy vjet.
Psikologët: studioje gjatë partnerin, bërja seks nuk të sqaron
Shumicën e herëve janë gratë ato që e marrin inisiativën për t’u ndarë. Këtë e konfirmon edhe studimi i Pairfam: gratë kanë më pak dëshirë se burrat që ta ruajnë një partneritet, kur në të ka probleme dhe konflikte. “Ato normalisht i tematizojnë më herët problemet. Kur vënë re se problemet janë të pazgjidhshme, atëherë ato janë zakonisht të parat që marrin vendimin për t’u ndarë”, thotë Julia Peirano, psikoterapete në Hamburg.
Psikologët këshillojnë që çiftet ta studiojnë njëri-tjetrin më vëmendje, përpara se të lidhen përgjithmonë dhe ta bëjnë këtë për një kohë të gjatë. Përpara se të shkojnë në krevat me njëri-tjetrin. Sepse gjatë seksit, aktivizohet ndjesia e të dashurit të vetes dhe ajo të krijon përshtypjen e dashurisë së madhe, duke ta verbuar vështrimin për atë që ka rëndësi vërtet. Ajo që ka me të vërtetë rëndësi: ngjashmëria. Në kërkim të asaj se si funksionojnë çiftet e lumtura, sociologia Gabriela Schmid-Klos pyeti çifte që jetojnë të paktën prej 35 vjetësh bashkë. Çiftet e kënaqura ndanin të njëjtat përfytyrime për vlerat në jetë. Në shumicën e herëve ata madje i patën zgjedhur partnerët mbi këtë bazë. Ky nuk është vetëm një efekt i një simbiozë të gjatë, si ajo e qenit me të zotin. Të ashtuquajturën homogami studiuesit e konsideruan që në krye me rëndësi.Ajo që ka me siguri rëndësi është që sa të ngjashëm e përjetojnë çiftet njëri-tjetrin. Dhe çfarë bëjnë ata për ta krijuar këtë përbashkësi.
Prej kohësh dihet që martesa, pohimi për një të ardhme të përbashkët e bën më të vështirë ndarjen. Kjo vlen edhe kur çiftet kanë fëmijë dhe prona. Ekonomistët e shohin shpenzimin që bëjnë çiftet për t’u martuar dhe për të jetuar së bashku me njëri-tjetrin, si investim. Ai që paguan shumë për një aksion, nuk e flak atë me lëkundjen e parë të bursës.

Katër kritikat që e shkatërrojnë marrëdhënien
John Gottman, një nga pionierët e studimeve psikologjike për jetën në çift konstatoi që në fillim të viteve ’90 se i rëndësishëm dhe paralajmërues për të ardhmen e një çifti është mënyra si grinden ata. Ka rëndësi që në grindje me partnerin/partneren të shmangen katër “kalorësit apokaliptikë”: kritika e karakterit të tjetrit, pozicioni i justifikimit të vazhdueshëm, mbyllja brenda mureve të vetes dhe përçmimi. Sipas psikologut, këta katër elementë “janë paralajmëruesit e sigurtë të ndarjes”. “Kur ti i jep të kuptojë partnerit se ai ta shpif, atëherë ti nuk mund të zgjidhësh konflikt me të”.
Që ta mbash gojën e të mos kritikosh, kur p.sh. partnerja jote harron gjithmonë t’i vërë në dollap sandalet, kjo të ndihmon shumë. Gottmani konstatoi se grindja nuk mund të jetë asnjëherë konstruktive.
Por edhe kur u bën bisht konflikteve, kjo të bën të palumtur. Megjithatë këtë e bëjnë shumë vetë. Ata mbajnë në këmbë martesën e tyre, por vdesin dashurinë. Sondazhi i parë i Paifam-it arriti një përfundim të frikshëm: të qenit një çift i lumtur dhe të qenit një çift stabil janë gjëra të lidhura jo ngushtë me njëra-tjetrën. Kjo do të thotë: një numër i madh njerëzish nuk ndahen, megjithëse jetojnë në një marrëdhënie jo të lumtur.
Formula për lumturinë: ‘mjaft mirë’
Çiftet e lumtura, konstatoi Gottman, i zgjidhin tensionet me humor, me simpati dhe me respekt. Shkarjen e gojës gjatë një grindjeje, ato e kompensojnë me të paktën pesë veprime të dashura. Por në fund të fundit nuk ka rëndësi pajtimi, pra zgjidhja e problemeve, mendojnë psikologë të tjerë, por që çiftet ta durojnë njëri-tjetrin.
“Ndoshta sekreti qëndron në faktin që dashuria nuk është më motiv kaq qendror”, mendon psikologia e Darmstadtit, Cornelia Koppetsch. Ka shumë tepër rëndësi që të zbulosh si fitim anë simpatike te partneri, në vend që të rendësh përjetësisht drejt një përfytyrimi imagjinar, si mund të ishte ai apo ajo.
E thënë shkurt, formula e lumturisë është: të kënaqesh me karakterizimin: mjaft mirë. Ai që kënaqet me mungesën e perfeksionit ka një shans të vërtetë që ta ruajë dashurinë dhe që ta festojë Vitin e Ri për gjithë jetën së bashku me partnerin. (Spiegel/Rafaela fon Bredov)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi