Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Produktet Kozmetike: si ti mbajme ne gjendje te mire? Empty Produktet Kozmetike: si ti mbajme ne gjendje te mire?

Fri 30 Dec 2011 - 16:48
Shpesh mendojme se produktet kozmetike nuk degradojne lehte. Perkundrazi, ne gabojme. Shume produkte skadojne brenda 30 muajve nga data eprodhimit
.Shume femra grumbullojne buzekuq pas buzekuqi pa e vene re se kur skadojne. E njejta gje vlen edhe per kremin e trupit e te fytyres, per rimelin, lapsin e syve etj.Pjesa me e madhe e produkteve, sidomos ato kremoze, leshojne arome te keqe kur nuk jane me te perdorshme, ndersa produktet e tjera humbasin efikasitetin.

Por mund te rastise qe ky proces perkeqesimi ndodh edhe perpara se produktet kozmetike te vihen ne kontakt me bakteret ose lihen te hapura, prane burimeve te nxehtesise qe pershpejtojne perkeqesimin.

Eshte mire qe te beni kujdes sepse nje pakujdesi me produktet e skaduara mund te shkaktoje probleme serioze me shendetin: alergji, reaksione ne lekure etj.

Eshte e rendesishme qe te kontrolloni daten e skadences, e cila eshte e detyrueshme me ligj qe te vendoset ne produktet qe kane nje “jete” rreth 30 muaj.

Por ju mund te zbatoni edhe disa rregulla per te mbajtur te pandryshuar ne kohe produktet kozmetike dhe aksesoret.

1. Mbyllini menjehere produktet pas perdorimit. Kontakti me ajrin eshte nje faktor shpesh perkeqesues.

2. Perpara perdorimit te produkteve kozmetike lani mire duart. Bakteret perhapen shume lehte dhe mund te shkaktojne perkeqesim dhe te irritojne lekuren.

3. Lajini here pas here sfungjeret dhe penelat per te parandaluar riprodhimin e baktereve.

4. Mos i holloni mbetjet e produkteve me uje apo me substance te tjera. Mund te shkaktoni rritje te flores bakteriale si dhe reaksione kimike te padeshirueshme.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi