Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tetë dështimet më të mëdha kozmetike Empty Tetë dështimet më të mëdha kozmetike

Thu 9 Feb 2012 - 16:25
Shpesh për shkak të dembelisë apo pakujdesisë i bëjmë disa gabime, të cilat kanë të bëjnë me higjienën personale dhe me pamjen tonë.Dëgjoni këshillat e dermatologëve, në mënyrë që ta dini se si të përkujdeseni për trupin tuaj dhe çka duhet të evitoni.1. Nuk e hiqni grimin nga sytëPastrimi sipërfaqësor i fytyrës është gabimi më i shpeshtë i shumicës së femrave. Në mënyrë që ta hiqni grimin nga fytyra ashtu si duhet, si dhe që të mos ju paraqitet skuqja në dhe rreth syve, përdorni gjithmonë preparate kualitative për heqjen e grimit, i cili përmban ekstrakt të kamomilit.2. I kafshoni buzëtPër shkak të kësaj shprehie të keqe, vjen deri te shkatërrimi i mukozës, e cila është një mbrojtje natyrale e organizmit. Kjo çon edhe deri te dehidrimi i buzëve, gjë që e vështirëson gjendjen edhe më shumë. Kjo dmth se buzët nuk duhet t’i lëpijmë shpesh, ngase një gjë e tillë vetëm sa i thanë edhe më shumë.

3. Shkulja e çrregullt e vetullave
Nuk preferohet që të shkulni vetullat pak nga pak, sa herë që t’iu teket, sepse në këtë mënyrë do të keni vetulla të çrregullta. Në mënyrë që vetullat të jenë në përputhje me fytyrën, shkuljen e tyre duhet ta bëjë eksperti.

4. Nuk përdorni qumësht për pastrimin e fytyrës
Qumështi për pastrimin e fytyrës nuk është krem hidratues, i cili duhet të lihet që të veprojë, por duhet të hiqet me ujë ose tonik. Nëse qumështin kozmetik e lini për një kohë të gjatë në fytyrë, atëherë lëkura juaj do të thithë përbërësit e tij, të cilët janë të dëmshëm për organizmin.

5. Nuk i lyeni thonjtë si duhet
Nëse pas vënies së llakut të thonjve nuk veni përforcues, atëherë gaboni. Ky preparat i bën thonjtë më shkëlqyes, duke e rritur edhe qëndrueshmërinë e llakut në të njëjtën kohë. Problemi i vetëm është se ky preparat teret ngadalë.

6. Dëmtoni lëkurën rreth thonjve
Lëkurën rreth thonjve duhet shtyrë me “shkop” kozmetik, pasi që e keni zbutur më parë. Lëkura rreth thonjve i mbron thonjtë, prandaj heqja e saj mund të rezultojë me infeksione serioze.

7. Pas larjes, nuk e fshini trupin si duhet
Kur jeni përngutë, e bëni dushin me shpejtësi dhe nuk e fshini trupin si duhet. Në mënyrë që ta evitoni skuqjen dhe irritimin e lëkurës, sidomos në palosjet e saj, duhet që pas dushit, lëkurën ta terni mirë e mirë. Dermatologët preferojnë edhe vënien e talkut.

8. I ndrydhni puçrra
Shumë femra kënaqen duke shpërthyer puçrrat. Heqja e papastërtive nga fytyra kurrsesi nuk preferohet që të bëhet me gishta, për shkak se mund të shkaktoni infektime të pjesëve të tjera të trupit, e me këtë e rrezikoni edhe plasjen e kapilarëve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi