Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

5 preparate kozmetike që nuk ju duhen Empty 5 preparate kozmetike që nuk ju duhen

Mon 13 Feb 2012 - 19:11
Toniku paraqet thjeshtë harxhim të parave kot, mendon dermatologu Leslie Baumann. Tonikët janë shpikur për shkak se preparatet për pastrimin e fytyrës linin një gjurmë të rrëshqitshme në lëkurë. Preparatet moderne për pastrim kanë përparuar aq shumë, sa që tonikët thjeshtë janë bërë të panevojshëm.
Maska për shputa të këmbëve Po ashtu është një prodhim i panevojshëm. Nëse doni që të keni shputa dhe thembra të buta e të lëmuara, bëni pedikyr dhe lyeni shputat rregullisht me kremra të yndyrshme. Shkëlqyesi për buzë Balsami mjafton që buzët tuaja të jenë të buta dhe sensuale. Përdoreni balsamin sa më shumë që të jetë e mundur e, sasinë e tepërt të yndyrës, nëse ju pengon, mblidheni me letër apo pambuk, këshillon Emily Kate Warren, eksperte për grim dekorativ.

Kremi kundër celulitit

Nuk ekziston ai losion, krem apo ajo shkumë që ua largon celulitin. Kjo është pasojë e mënyrës së të ushqyerit, ku më së shumti ka rëndësi që të pini sasi të mjaftueshme të ujit dhe të ushtroni sa më shumë.

Kremi për qafë

Qafën duhet ta trajtoni njësoj sikur fytyrën: aplikoni kremra hidratuese me faktor mbrojtës nga rrezet e diellit çdo mëngjes, kurse në mbrëmje lyuni me pomadë që përmban retinol.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi