Pse mbajmë apo ruajmë fotografitë e ish-dashurisë
Wed 1 Aug 2012 - 17:11
Studimi më i ri i bërë nga “Friends Reunited” ka treguar se 21.6% e njerëzve, pas ndarjes, ruajnë fotografitë e ish-dashurisë së vjetër.Femrat janë më të ndjeshme se sa meshkujt, madje 61 % e tyre ruajnë fotografinë e ish të dashurit të saj, ngase ato nuk dëshirojnë ta harrojnë një pjesë të tyren, gjë që bëjnë edhe rreth 56% e meshkujve. Nga ana tjetër, janë meshkujt ata që fotografitë e tilla i fshehin.
Çdo i pesti mashkull e pranon se si fotografinë e ish të dashurës së tij e fsheh nga e dashura e tij nga frika se do të shkaktojë xhelozinë, përderisa njëjtë mendojnë kështu edhe çdo e nënta femër.
Për këtë arsye meshkujt i rëndon ndërgjegjja, sepse rreth 17% e tyre nganjëherë ndihen fajtor, që te femrat është 11%.
Ndoshta për ndjenjën e keqardhjes kanë edhe arsye të vërtetë, sepse një nga nëntë meshkuj ruajnë fotografinë e ish femrave të tyre (12%), duke e pranuar se edhe më tutje ndjejnë diçka për to, në krahasim me 5% të femrave.
“Nuk është befasi se gjysma prej nesh ruan kujtime vizuale për partnerët që kemi pasur, sepse fotografitë nxitin ndjenja të forta të cilet na kujtojnë kohërat e kaluara”, thotë psikologja Korin Suit.
“Arsyeja kryesore pse njerëzit fshehin fotografitë (sidomos meshkujt) me siguri qëndron në frikën e nxitjes së xhelozisë tek dashuria e re apo evoluimin e kujtimeve”.
Parterët emocionalë dhe më të pjekur më lehtë pranojnë se në të kaluarën kishin një dashur tjetër në jetë.
Pika kur ata janë të gatshëm të hedhin fotografitë e ish dashurisë (pas ndarjes, shkurorëzimit, vdekjes) është koha kur ata në mënyrë emocionale janë të gatshëm të vazhdojnë tutje me jetën e tyre.
“Mirëpo është krejt normale që njerëzit të ruajnë fotografitë dhe të kujtojnë dashurinë e kaluar sepse ato fotografi krijojnë fotografinë e jetës sonë, qoftë e mirë apo e keqe ajo”.
Shumica prej nesh fotografitë i mban nëpër albume të vjetra (48%), derisa 31 % e tyre i fsheh ato nëpër dollap dhe kuptohet, nëpër bodrume (12%). Rreth 9% e meshkujve e pranon se me qëllim fotot e ish të dashurave të tyre i fsheh nëpër polderë të veçantë nëpër kompjuterë.
Burimi: Telegrafi
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi