- AmeliaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 33
Postime : 6705
Hobi : Ngacmimet
Vendndodhja : Mbi torte
Anetaresuar : 21/08/2010
Te ruajme sa me shume aromen e parfumit !
Wed 5 Jan 2011 - 17:50
Sikurse edhe preparatet e kozmetikës, edhe parfumin duhet ta përdorni siç duhet për të arritur efektin e dëshiruar. Është e rëndësishme se në cilën pjesë të trupit ta vendosni, në cilën mënyrë, por edhe në cilën periudhë të vitit.
Ja disa këshilla të dobishme
1. Mos e vendosni parfumin me gishta direkt nga shishja. Vaji nga lëkura juaj do të hyjë në shishe dhe kështu do të ndikojë në notën e aromës. Përdorni parfume me spërkatës apo hidheni parfumin në një pjesë lecke dhe pastaj e vëni në lëkurë.
2. Kur e vëni aromën, vendoseni nga kyçi i dorës dhe lart. Mbajeni në mend se aroma gjithmonë ngrihet! Po ashtu, ta keni në mendje rregullin e artë të parfumit: vendoseni në mënyrë të kursyer.
3. Bëni kujdes që parfumi të mos vijë në konkat me rrobat. Vendoseni vetëm në lëkurë dhe atë në ato pjesë ku do të zhvillohet më mirë dhe do të shndërrohet në aromë të vërtetë, respektivisht në pëllëmbë të dorës, në skaje të kyçeve të dorës dhe në nyje të këmbëve. Keni në mendje se parfumi mund të lë njolla në disa pëlhura të ndjeshme, posaçërisht në mëndafsh. Për këtë arsye, më së miri është ta vëni parfumin para se të visheni.
4. Mos blini parfum vetëm për atë se ka aromë të bukur në shoqen tuaj. Ai parfum i njëjtë mund të qëndroj keq tek ju. Për këtë arsye, para blerjes, provoje në dorë.
5. Keni në mendje se në parfum ndikon edhe periudha e vitit. Aromat më të forta dhe më të rënda, janë më të përshtatshëm gjatë vitit, ndërsa ato më të lehtit, për ditët e nxehta.
6. Kur blini parfum, mundohuni të mos i testoni më shumë se tre të ndryshëm përnjëherë, sepse hunda juaj më nuk do t’i dallojë. Parfumet e përziera, mund të ju shtyjnë që të blini atë që fare nuk ju përshtatet.
7. Mbrojeni parfumin nga drita dhe të nxehtit, në mënyrë që t’ia zgjasni aromën. Më shumë do t’i përshtatet tavolina e tualetit në dhomën e freskët të gjumit, se sa vendi para pasqyrës në banjë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi