Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si të ruajmë nxirjen e diellit Empty Si të ruajmë nxirjen e diellit

Mon 5 Mar 2012 - 2:48
Nëse keni marrë një ngjyrë të bukur pas pushimeve, atëherë është e nevojshme ta ruani për një kohë sa më të gjatë. Ja disa këshilla për të mos larguar ngjyrën perfekteSa zgjasin efektet pozitive të pushimeve mbi shëndetin dhe gjendjen tonë shpirtërore? Vetëm pak javë, mbështet një kërkim i shoqatës angleze të psikologjisë. Me pak fjalë, pak a shumë aq sa zgjat nxirja pas rikthimit në jetën e përditshme.Por cilat janë metodat për ta ruajtur sa më shumë ngjyrën e marrë nga dielli? Ja disa këshillaVetëmbrojtja

Nxirja është një formë mbrojtjeje që organizmi aktivizon kur lëkura bie në kontakt me rrezet ultravjollce. Kjo stimulon qelizat të prodhojnë melaninë, një pigment lëkure. Kokrrizat e melaninës filtrojnë rrezet diellore dhe i thithin ato, duke penguar dëmet. Trupi ka nevojë për tri ditë për të nisur ndërtimin e kësaj barriere, por në këto 72 orë,sipas specialistëve, duhet një mbrojtje dhe një kujdes shumë i madh për të mbrojtur lëkurën.

Nxirja dhe mitet false

Lëkura e secilit prej nesh reagon ndryshe ndaj stimulit të dritës, dhe kjo varet, përveçse nga përmbajtja e melaninës edhe nga kapaciteti i madh ose i vogël, i trashëguar, kur dikush ekspozohen me rrezet ultravjollcë. Drita e diellit përmban dy lloje: rrezet UVA dhe ato UVB. Dy të parat penetrojnë në thellësi dhe stimulojë prodhimin e melaninës. Rrezet UVB kanë një gjatësi vale më të vogël dhe janë përgjegjëset kryesore për djegiet. Por për të gjithë ata që nuk janë nisur ende me pushime, është mirë t’i hedhin një sy miteve false që qarkullojnë për një nxirje sa më të mirë.

Për shembull? Thonë se nëse nuk e ndjen të nxehtin në lëkurë, nuk digjesh. Djegiet e diellit shkaktohen nga rrezet UV që nuk perceptohen, shkruajnë mjekët.Si të ruajmë nxirjen e diellit RrezetTë mbajmë ngjyrën sa më gjatë

Nga plazhi në zyrë: si mund ta mbajmë ende ngjyrën e bukur të plazhit? Në fakt, nuk është uji ai që e largon ngjyrën e marrë, ndaj nuk është e nevojshme të kufizosh numrin e dusheve dhe larjet personale. Gjithsesi, specialistët këshillojnë përdorimin e detergjenteve “të ëmbël”, që nuk thajnë lëkurën. Ndërkaq, është e rëndësishme të mbash hidratimin, duke përdorur kremra pas diellit apo një krem hidratues dy herë në ditë, në magjes dhe në mbrëmje. Një ndihmë për të ruajtur ngjyrën vjen edhe nga ushqimi: sekreti qëndron në faktin e zgjedhjes së ushqimeve që përmbajnë, për shembull, betakaroten dhe omega-3, acide që favorizojnë hidratimin. Në farmacitë bimore gjenden edhe integratorë për të përshpejtuar dhe mbajtur sa më gjatë ngjyrën e marrë nga dielli. Gjithsesi, marrja e tyre duhet të fillojë të nisë disa javë përpara ekspozimit në diell, në mënyrë që të arrihet efekti i dëshiruar. Një tjetër ndihmë vjen edhe nga kozmetika: kremrat vetëxirës. Por para se të nisim t’i përdorim në krah dhe fytyrë, është më mirë të bëjmë një provë në një pjesë tjetër më pak delikate, si për shembull barku, për të vlerësuar kështu edhe rezultatin pas disa ditëve. Kjo do të evitojë rrezikun që të gjendeni me një efekt aspak të kënaqshëm pikërisht në pjesët e trupit që nuk mund të fshihen nga veshjet. Po nxirja artificiale? Pa dyshim që solari i bërë herë pas here ndihmon që ngjyra e trupit të përforcohet e të mos largohet kollaj. Gjithsesi, ato asnjëherë nuk janë të këshillueshme.Si të ruajmë nxirjen e diellit Nxirje-nga-dielliNxirja fillon nga tavolina

Karota, domatja, speci, pjepri, kajsia, qershia dhe luleshtrydhja janë disa nga frutat dhe perimet të cilat ndihmojnë në procesin e nxirjes. Frutat dhe zarzavatet e stinës kanë vitamina të cilat ushqejnë, mbrojnë dhe ndihmojnë në nxirjen e shpejtë dhe uniforme të lëkurës. Si çdo vit, është bërë një klasifikim i 10 produkteve më të ushqyeshme me vitaminë A, që duhet të përdoren për stimulimin e melaninë. Nëse shkon në farmaci, gjëja e parë që do të të bjerë në sy janë kremrat e ndryshme të cilat përshtaten me ngjyrën e lëkurës. Shoqata e dermatologëve këshillon sa më shumë sallata, pjepër dhe shalqi.

Karotat mbeten numri një në ndihmën që i japin lëkurës për t’u nxirë. Nëse do të shikoni në të gjithë përbërësit e kremrave dhe vajrave të plazhit, karota është përbërësi i tyre kryesor. Përmbajnë shumë betakaroten, një substancë e krijuar që të mbron nga rrezet jo të mira diellore, shpjegojnë specialistët. Sigurisht që karota nuk është i vetmi element natyral i cili ka këtë efekt mbi lëkurën. Një rëndësi shumë të madhe për nxirjen e lëkurës dhe për të ndihmuar në elasticitetin e saj ka edhe rrushi, sepse me ekspozimin në diell humbasin shumë kripëra e minerale dhe shpesh lëkura dehidratohet.(Shqip)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi