Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Korcë, ndihma për familjen e varfër Empty Korcë, ndihma për familjen e varfër

Sun 1 Jan 2012 - 16:19
Korcë, ndihma për familjen e varfër FOSHNJA-KORCE_tn_6Matilda Shake, një grua e re naten e Krishtlindjes humbi femijet e saj 4 muajsh per shkak nje ftohje te rende qe foshnja mori ne shtëpi, ku familjarët jetojnë në kushte shumë të këqija.

Matilda ka edhe disa femije te tjere dhe ajo kerkoi ndihme per ta. Pas transmetimit te kesaj kronike per tragjedine qe ndodhi ne kete banese per shkak te varferise ekstreme perfaqesues te Qendres Tregetare Univers i dhuruan kesaj familje nje sasi ushqimesh, veshje dhe mjete te tjera per te jetuar.

Gjithashtu per te perballuar keto dite te ftohta dimri perfaqesuesit e QTU-së i ofruan familjes se varfer ne fshatin Zvezde edhe nje sobe dhe dru per t'u ngrohur. Ndihma bujare e QTU solli pak gezim ne kete banese te varfer ku skamja i mori jeten edhe nje jete te re te saponisur.

Femija vdiq prej kushteve te renda

Vajza e vogel e Nazmi dhe Matilda Shakës në fshatin Zvezde në Korcë jetoi vetëm katër muaj. Foshnja ndërroi jetë për shkak të komplikacioneve të rënda nga bronkopneumonia.

Shkelqimi komercial i festave te fundvitit nuk kane shpetuar jeten vajzes, e cila pati vetem fatin e keq te lindej ne nje shtepi te rrenuar nga varferia ekstreme.

Femija ishte semurur qe ditet e para te jetes per shkak te kushteve te keqija ne banese, pas kurimit ne spital ju rikthye prinderve, te cilet serish nuk munden t'i krijojne kushtet per ta rritur foshnjen. Ata jane te zhytur ne mjerim dhe kerkojne ndihme dhe per femijet e tjere.

Po drama ne kete familje nuk ka mbaruar, ne kete banese ndodhet edhe nje tjeter foshnje vetem 18 muajshe, e cila jeton ne kushte ekstreme te varferise qe rendohet cdo dite e me teper per shkak te ngricave.

Mjekët: Vuante nga pneumonia virale

Vdiq ditën kur mbushi katër muaj jetë. Prindërve që jetojnë në një varfëri të tejskajshme, as që u shkonte nëpër mend t’i përkujtonin ditët e lindjes foshnjës së tyre. Pak pas mesnatës të së premtes e kanë marrë në krahë thuajse të pajetë dhe nëpër ngricën e rrugëve, me instinktin e njeriut që bën përpjekjet e fundit për të shpëtuar të dashurin e zemrës, kanë zbritur nga rrëza e malit të Thatë deri në qendër të fshatit.

Ka qenë dashamirësia e djalit të kryeplakut të fshati Zvezdë, ajo që bëri të mundur dërgimin e foshnjës në orët e para të mëngjesit në spitalin e Korçës. Këtu, pas afro një ore ekzaminimesh, mjekët arritën në konkluzionin se zemra e foshnjës 4-muajshe Melisa Shake po shuhej. Në skedën e saj thuhet se foshnja kishte pneumoni virale, që më pas i ka shkaktuar një insuficencë kardio-respiratore. Të paktën kështu është regjistruar rasti i foshnjës katërmuajshe, edhe pas kryerjes së autopsisë jashtë dëshirës së familjarëve.

Por, më shumë se sa dhimbja për humbjen e kësaj fëmije, për familjen Shake ka qenë shqetësim gjetja e të hollave për kryerjen e varrimit të saj. Gjyshi i saj, Sulejman Shake, i cili nga padija ngatërron termat autopsi me amnisti, të një fondacioni bamirësie me “Dhurata” apo edhe të morgut të spitalit, mes lotësh tregon se ka hyrë në borxh për të varrosur vajzën katërmuajshe të djalit të tij, Nazmiut. Vetëm që të dërgonte për në banesën e fundin mbesën e tij katërmuajshe, i është dashur të kërkojë ndihmë dhe të mëshirohet nga kryeplaku i fshati dhe komuna Pojan, duke i kërkuar lëmoshën më të rëndë të jetës së tij: të holla për të mos lënë pa varrosur këtë foshnjën që vdiq nga të ftohtët.

Tregojnë me përgjërimin e njerëzve të ndodhur në pikë të hallit për problemet e pafund familjare që kanë të bëjnë me sigurimin e bukës së përditshme. Ndërkohë, më tutje, fëmija i mbetur i familjes Shake, një djalë 18-muajsh, fle i mbështjellë kokë e këmbë me batanije. Megjithëse në dhomë ka zjarr, nuk mund ta përcaktosh nëse të ftohtët me temperatura nën 0 gradë celsius e përballon më lehtë jashtë banesës së familjes Shake apo brenda asaj që mund të quhet shtëpi. E gjithë banesa është një farë dhome e izoluar, e ndërtuar me disa lloj tullash prej betoni dhe që nuk ruajnë kurrfarë nxehtësie. Në këto kushte jetoi katër muaj foshnja, organizmi i së cilës nuk mundi të përballoi të ftohtin e acartë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi