Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pasaportat jobiometrike dalin jashtë përdorimit, a duhet të rimbursohen? Empty Pasaportat jobiometrike dalin jashtë përdorimit, a duhet të rimbursohen?

Mon 2 Jan 2012 - 15:14
Pasaportat jobiometrike dalin jashtë përdorimit, a duhet të rimbursohen? Pasaporta_perpara_1Tiranë, 2 Janar 2012 NOA - Në fillim të pranverës së vitit që sapo hyri 2012 do të dalin jashtë përdorimit pasaportat e vjetra, jobiometrike, konfirmon zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni.


Duke folur lidhur me procesin e pajisjes së shtetasve me dokumentin e ri ndërkombëtar të identifikimit, z.Poni tha se deri tani janë pajisur me pasaporta biometrike rreth 2.2 milionë qytetarë shqiptarë.
Mirëpo ende nuk dihet nëse do të ketë rimbursim të atyre që janë pajisur me pasaporta deri në mars të vitit 2009 kur edhe nisën pasaportat biometrike, kurse jozyrtarisht nga MB bëhet e ditur se nuk do të ketë asnjë zhdëmtim.

Në të vërtetë pjesa më e madhe e shqiptarëve u pajisën me ato që u quajtën sërish pasaportat e reja, nga viti 2000 e në vazhdim. Ende disa qindra mijë shqiptarë kanë në duar pasaportat jobiometrike të cilat kanë afate vlefshmërie për 5 deri 8 vjet të tjera dhe janë paguar 5 mijë lekë pa pagesat shtesë për dokumentacion.

Ndaj për qytetarët që fjala vjen janë pajisur në shkurt 2009 me pasaportë 10 vjeçare dhe askush nuk i tha se pak javë më vonë do të lindnin pasaportat biometrike që do t’i nxirrnin jashtë loje, kjo konsiderohet e padrejtë.

Disa njerëz besojnë se mënyra më e mirë do të ishte skadimi i pasaportës së tyre atëherë kur e ka afatin real të sanksionuar në pasaportën e lëshuar nga shteti dhe jo në mënyrë arbitrare nga i njëjti shtet dhe pa zhdëmtim.

Pasaporta është i vetmi dokument udhëtimi për të lëvizur jashtë territorit të Shqipërisë, që vërteton identitetin dhe shtetësinë shqiptare të mbajtësit të saj. Deri në Janar 2009, i vetmi dokument identifikimi, i cili lëshohej nga zyra e Shërbimit te Gjendjes Civile, ku është regjistruar shtetasi, ishte Çertifikata e Lindjes me fotografi.

Procesi i aplikimit për pasaporta biometrike filloi më 25 Mars 2009. Pasaporta e re biometrike, bazohet në teknologjinë me gdhendje lazer të personalizimit të faqes së të dhënave (Datapage) prej Polikarbonati (Polycarbonate).

Në dokumentet e reja të identitetit përfshihen një kombinim elementesh të ndryshëm sigurie si: Watermark-u, Shiriti i Sigurisë, teknologjia OVI dhe UV etj.

Elementët e sigurisë dhe paraqitja e pasaportave biometrike shqiptare (tё zakonshme, tё shërbimit dhe diplomatike), janë nё përputhje me standardet dhe rekomandimet e ICAO.

Pasaporta biometrike shqiptare bazohet në teknologjinë e faqes së të dhënave (Datapage) prej Polikarbonati (Polycarbonate) dhe përfshin një kombinim elementësh të ndryshëm sigurie.

Sakaq ka ndryshuar procedura për pasaportat e reja. Me propozim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ministria e Brendshme ka nxjerrë më datë 11.11.2011 një udhëzim të ri mbi “Mbi procedurat e pajisjes me pasaportë biometrike të shtetasve shqiptarë”.

Udhëzimi parashikon një procedurë të re të pajisjes me pasaportë biometrike. Sipas kësaj procedure “Shtetasit shqiptarë, që aplikojnë për pasaportë biometrike për çdo herë, duhet të pajisen me formular identifikimi me fotografi nga komisariati i policisë ku kanë vendbanimin, i cili plotësohet në dy kopje.

Formulari i identifikimit miratohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Kopje e formularit të plotësuar dhe të verifikuar nga policia i paraqitet punonjësit të gjendjes civile pranë zyrës së aplikimit.

e.t/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi