Burrneshat shqiptare dalin jashtë kufijve
Wed 29 Aug 2012 - 15:06
Valeria Dedaj -
Regjizorja italiane Laura Bispuri po punon për realizimin e një filmi, mbështetur në romanin “Virgjëreshat…” e shkrimtares Elvira Dones. Historia e Hanës, personazhit kryesor në librin e Donesit, tashmë do të realizohet në film. Hana është formuar me kulturën e qytetit, por pas vdekjes së prindërve duhet të kthehet në fshatin e lindjes, për t'u kujdesur për shtëpinë. Më pas, që të mos martohet me detyrim zgjedh të bëhet burrë, sipas traditës së maleve. Hana Doda bëhet Mark Doda dhe bën të gjitha punët e një mashkulli. Më pas Lila, kushërira që jeton në Amerikë, e fton të thyejë betimin. Hana merr iniciativën të gjejë vetveten, tashmë në një vend të largët, atje ku Kanunin nuk e zbaton askush dhe për shkeljen e tij nuk dënohet askush.
Për më tepër detaje takuam regjizoren e filmit, Laura Bispurin e cila aktualisht është anëtare e jurisë në Festivalin e Filmit Ndërkombëtar në Durrës. Në një intervistë për “Shekullin” na tregon përshtypjet e saj për burrneshat shqiptare si dhe ecurinë e realizimit të filmit.
Laura Bispuri ka lindur në qytetin e Romës dhe është diplomuar për letërsi. Është vlerësuar me disa çmime për filmat me metrazh të shkurtër si: "Një burrë pas"(2010) dhe ka fituar çmimin “David Di Donatello”, për filmin më të mirë "Me kalimin e kohës" etj.
Çfarë ndjesish ju dhuroi libri i Elvira Dones, pasi e lexuat?
Kam realizuar shumë filma me metrazh të shkurtër që janë vlerësuar dhe me çmime të mëdha nëpër botë. Po kërkoja një histori për filmin tim të parë me metrazh të gjatë dhe kur lexova librin e Elvirës, kuptova se kjo ishte historia që po kërkoja. Më shtyu historia që tregonte për femrën, për raportin e saj me lirinë. Prandaj mendova se libri i Elvirës në film mund të tregojë një histori me një dramë shumë të fortë, dhe me personazhe të fortë. Në brendësi të këtyre karakteristikave doja të tregoja për temën që kam për zemër, për raportin ndërmjet gjinisë femërore, lirisë dhe identitetit. Një film i ndarë në dysh, mes një bote “arkaike”- asaj të maleve dhe botës moderne.
A i keni përzgjedhur aktorët të cilët do të luajnë në film?
Gjatë kësaj periudhe po shikoj dhe për aktorët. Por pjesa më e madhe e aktorëve do të jenë shqiptarë, të tjerët italianë dhe kosovarë. Mund të ketë edhe ndonjë person të thjeshtë që do të interpretojë si aktor.
Do të ketë veshje tradicionale të burrneshave?
Veshje të mirëfillta tradicionale shqiptare nuk do të ketë, sepse është një film që niset nga situata e sotme, prandaj do të përdoren veshje që vishen në këtë kohë. Duke qenë se ky është një film që bazohet në realitet, s'do të ketë asgjë ndryshe të rikrijuar. Kjo do të jetë një punë e realizuar me sa më shumë elemente reale. Gjatë filmit është dhe një skenë martese, ndoshta aty mund të gjejmë elementët tradicionalë.
Me kë keni bashkëpunuar për muzikën e filmit?
Muzika është shumë e rëndësishme. Partneri im është muzikant dhe ai kompozon muzikën e filmave të mi. Mirëpo unë jam duke kërkuar këngë që ngjallin emocione, një këngë të vjetër, një ninullë të mirëfilltë që një grua e veriut mund të këndojë, ndërsa është duke pastruar shtëpinë.
Ku do zhvillohen xhirimet?
Përkatësisht në Valbonë, në Romë dhe në Milano.
Nga studimi që po bëni për karakteristikat e burrneshave. A keni krijuar një mendim tuajin për gruan shqiptare?
Është e qartë se unë po bëj një studim, për të treguar historinë që zhvillohet në malësi. Ato janë gra me një forcë të pabesueshme, sepse i kam parë të bëjnë punët e burrit, por në të njëjtën kohë janë gra të privuara nga liria. Kështu pa kaluar tek kanuni, dhe pse ai është prezent dhe krijon një situatë paralele, mendoj që gruaja e maleve, nuk është e lirë sepse ka kaq shumë gjëra që nuk mund t’i bëjë. I ndalohen shumë të drejta dhe tregimi im nis pikërisht nga pyetja që unë bëj. Në qoftë se në ato male lind një vajzë e vogël që ka një forcë të pabesueshme, të veçantë dhe do të jetë e lirë, e fortë dhe grua, çfarë ndodh? Në qoftë se kësaj vajze të vogël që jeton në male, burrat e fshatit i thonë: Ti mund të jesh grua e fortë, por jo e lirë. Çfarë ndodh? Dhe pikërisht këtu lind konflikti.
Mendoni se gratë shqiptare që jetojnë në zona të thella mund të bëjnë diçka më tepër për të ndryshuar jetën e tyre?
Mendoj se gjithmonë mund të bëhet diçka më shumë. Kam shkuar në shtëpitë e tyre, për të folur me to nga afër, për t'i pyetur e dëgjuar, por dhe për t'u treguar historinë e filmit. Nga çfarë kam parë më është krijuar përshtypja e një realiteti shumë të ngurtë. Zgjedhja e vetme që unë shikoj në një histori të tillë, kur lind një vajzë e vogël në mal është; ose të largohesh prej atij vendi, ose të shndërrohesh në një burrneshë. Është e çuditshme apo jo? Disa gra më thanë se më hapa të vegjël po ndryshojnë idetë për martesat me lajmës, kohët e fundit gruaja kishte nisur të shprehte mendimin e saj, kishte mundësi të thoshte se :”Ai burrë mua nuk më pëlqen”, kuptohet se jo gjithmonë, vetëm në disa raste. Ky sipas mendimit tim është një ndryshim i madh, ideja e martesës me lajmës ka qenë një ide e pabesueshme.
Sipas jush gruaja e maleve, kur kthehet në një burrneshë, heq dorë në një farë mënyre nga të qenët një femër e ndjeshme?
Motivet që e kanë shtyrë një grua të bëhet burrneshë janë të ndryshme, secila ka historinë e saj, secila ka arsyet e saj, prandaj nuk mund të flas për këtë në mënyrë të përgjithshme. Janë motive të ndryshme, dikush është bërë burrneshë sepse ka dashur të jetë me e lirë, dikush tjetër sepse ndihej mashkull brenda vetes, e dikush tjetër për të mbajtur familjen.
Nga historitë e burrneshave që keni dëgjuar. Cila ju ka bërë më tepër përshtypje?
Historia që më ka impresionuar më shumë, padyshim është ajo që tregohet në librin e Elvirës. Por më tërheqin ata burra dhe ato gra që kam takuar, jetët e tyre të vetmuara dhe bindjet e tyre, mohimi i dashurisë, i seksit, të gjitha ata elementë që zgjojnë tek unë interesin për t’i kuptuar.
Cili është mendimi juaj për burrat e maleve, për sjelljen e tyre në raport me femrën?
Mendoj se këta burra janë shumë të ngurtë në mendimet e tyre dhe nuk ndryshojnë lehtësisht. Ata e kanë të vështirë t’i thonë një gruaje që “nëse do të pish një cigare, pije”, “nëse do të pish një gotë raki, pije një gotë raki”. Përse jo? Nga këto dhe nga shumë gjëra të tjera, ata janë të ngurtë...
A do bëhet në film një përqasje midis gruas shqiptare të maleve dhe gruas moderne?
Filmi na flet dhe për këtë. Madje ajo çka doja të theksoja është se protagonistja e filmit për të arritur të kuptojë se kush është në të vërtetë, reflekton personalitetin e saj në modele të ndryshme femërore. Kur ajo mbërrin në Itali është e mbërthyer në kafazin e gruas perëndimore nga dëshira për tu dukur e bukur dhe perfekte fizikisht...
Cili është kafazi që mban të mbërthyer gruan shqiptare dhe cili është burgu i gruas perëndimore?
Ashtu siç reflektohet thellë mbi këtë temë në librin e Dones-it. Nuk mund të them që gratë në Shqipëri janë skllave, ndërsa në Itali janë të lira..,aspak. Dhe në Itali gratë nuk janë kaq të lira për arsye të ndryshme. Rruga drejtë lirisë së gruas mbetet e gjatë, ende dhe ende e pazgjidhur.
Më lart thatë se keni marrë shumë çmime për filmat me metrazh të shkurtër. Sipas jush do të ketë sukses ky film?
Synimi im është që të realizoj një film që të dal dhe jashtë kufijve të Shqipërisë, jashtë Italisë, një film ndërkombëtar. Dhe sigurisht që synoj festivale shumë të mëdha ndërkombëtare.
Kush ju ka ndihmuar nga ana financiare për këtë nismë?
Më kanë ndihmuar: produksioni italian “Colorado Film”, por kemi pasur dhe një fond nga produksioni europian i “Medias”, nga Ministria Italiane e Kulturës dhe po mbyllim një bashkëpunim me Francën. Meqënëse është një histori shqiptare, e shkruar nga një shkrimtare shqiptare, me shumë filmime në Shqipëri, me shumë aktorë shqiptarë, përfitoj nga rasti të bëj një ftesë që dhe Shqipëria të na mbështesë në realizimin e këtij filmi.
Kur do të shfaqet filmi?
Shpresojmë shumë këtë dimër, por varet shumë dhe nga dëbora.( qesh)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi