Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjuha shqipe, jashtë kufijve Empty Gjuha shqipe, jashtë kufijve

Sat 3 Mar 2012 - 2:19
Message reputation : 100% (1 vote)
Gjuha shqipe, jashtë kufijve 1.ShqipjaVatikani dhe Vjena harxhonin 1 milionë franga ari ne vit për shkollimin e shqiptarëve atëkohë. Në aktualitet, flitet për katedra të gjuhës shqipe në Itali, Rusi, Rumani e Pekin

Katedrat e para të gjuhës shqipe jashtë kufijve, historikisht merren ato të Vatikanit dhe Vjenës, në fund të shekullit XIX. Vatikani dhe Vjena harxhonin 1 milionë franga ari ne vit për shkollimin e shqiptarëve atëkohë. Në aktualitet, flitet për katedra të gjuhës shqipe në Itali, Rusi, Rumani e Pekin

Itali

Në Itali, katedrat e gjuhës shqipe datojnë që nga gjysma e parë e shekullit të kaluar, kur universitetet italiane në Palermo, Kozencë e Napoli u pasuruan me traditën dhe kulturën e intelektualëve më të mëdhenj shqiptarë e arbëreshë si: Guzzeta, Schiroi, Gradilone, Giordano, Ernest Koliqi e Martin Camaj. Në Bari, Leçe e deri në Venecia, janë emërtuar aktualisht edhe kërkues shkencorë në drejtim të këtyre katedrave.
Atje për dekada me radhë bëhet mësimi i gjuhës shqipe dhe i letërsisë së saj, me studentë shqiptarë dhe italianë, me atë nivel siç bëhet çdo gjuhë e huaj në fakultetet përkatëse dhe shpesh ecuria e mësimit të gjuhës shqipe varet dhe nga financimet universitare, që lëvizin sipas situatave.
Profesorët aktualë të ditëve të sotme si; Francesco Altimari, Matteo Mandalà, Italo Fortino Elio Miracco, krahas mësimit, organizojnë dhe kuvende e takime dhe mbajnë lidhje dhe me dheun amë, me universitetet dhe akademitë në Shqipëri e Kosovë dhe Maqedoni, me librin shqip, kudo që botohet, duke krijuar dhe rrjetin bibliotekar shqiptar në Ballkan dhe më gjerë, ndërsa Institutet Arsimore Krahinore në Itali, që përfaqësojnë Ministrinë e Arsimit në krahina të ndryshme, sigurojnë të dhënat e duhura të ecurisë së mësimit të gjuhës shqipe.
Italia nuk e lë anash gjuhën shqipe edhe me organizime kursesh e seminaresh për mësues, si në rajonin e Toskanës, ku një përqindje e lartë ishin shqiptarë, nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës dhe janë botuar edhe një seri librash didaktike bazuar në arritjet e zhvillimeve të këtyre katedrave.

Vjenë

Sot, katedra e Albanologjisë në Universitetin e Vjenës mban emrin “Prof. Dr. Gjergj Pekmezi”. Gjergj Pekmezi, filozof dhe filolog shqiptar, në vitet 1920-24 emërohet konsull i përgjithshëm i Shqipërisë pranë Republikës së Austrisë. Riemërohet në këtë detyrë më 1926-28, vit në të cilën emërohet profesor në Universitetin e Vjenës, Katedra e Gjuhës Shqipe. Këtë detyrë e kreu deri më 24 shkurt 1938, kur pa pritur vdiq.

Pekin

Katedra e gjuhës shqipe në Kinë ekziston që nga viti 1960. Sot, në kampusin e Universitetit të Studimeve të Huaja në Pekin mësohen 43 gjuhë të botës, raporti profesor-student është 1 me 10 dhe nga këto auditime kanë dalë rreth 400 ambasadorë të Kinës nëpër botë, vetëm për një vit. Atje prej vitesh jep mësim elbasanasi Ruzhdi Stringa-Rudi. Ai ka 16 studentë të vitit të parë.

Shën Petersburg

Aleksandër Aleksandroviç Novik, profesor i gjuhës shqipe në Katedrën e Albanologjisë në Universitetin e Shën Petersburgut, në një vizitë muajin e kaluar në Shqipëri me 40 studentë rusë që studiojnë këtë gjuhë, krenohet me nivelin e lartë që paraqesin studentët rusë.
Claudia Capaci, njëra nga to, thotë: "Rusët? Ata janë të tmerrshëm. Pas shqiptarëve, me siguri janë ata ndër njerëzit qe flasin më së miri shqip". Katedër të gjuhës shqipe gjithashtu ka edhe në Universitetin e Moskës, ku shumë studentë mund të marrin informacione mbi diplomacinë kosovare dhe shqiptare, praktikat dhe politikat e dy shteteve dhe gjuhën e rrënjët e saj.
“Unë pashë një ëndërr ku m'u tha: Shko dhe mëso shqip. U binda dhe tani jam nën dominimin e kësaj gjuhe", thotë gjysmëseriozisht Aleksandra Nikolskaja nga Shën Petersburgu.Zhurnal
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Gjuha shqipe, jashtë kufijve Empty Re: Gjuha shqipe, jashtë kufijve

Wed 14 Mar 2012 - 17:58
PO DUHET MOS TE HAROHET GJUHE SHQIP
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi