- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Shkrimtarë që po dalin jashtë mode
Thu 16 Aug 2012 - 23:15
Konsiderohen si mjeshtrat e thrillerave të spiunazhit, pasi me librat e tyre kanë paraqitur jo pak herë realitetin, duke bërë për vete mijëra lexues. Por tani, ata që konsiderohen si baballarët e këtij zhanri duket se po dalin jashtë modës, për shkak të librave të shumtë që kanë shkruar dhe teknikës së njëjtë të të shkruarit.Një prej tyre është shkrimtari i madh anglez Frederick Forsyth, ish-gazetar që korri sukses me librat “The Dogs of War” dhe “The Day of the Jackal”, por që me veprat e tij të fundit, ndonëse të klasifikuar si bestseller, nuk fitoi dot simpatinë e publikut. Kjo, pasi librat e tij “The Afghan” dhe “The Cobra” janë vlerësuar nga lexuesit në forume të ndryshme si shumë komercialë.
“Argëtues, po me shumë defekte”, “Zhgënjim për të gjithë fansat e Forsyth”, “Mos e merrni mundimin ta lexoni”, janë disa nga mesazhet e postuara në faqen e internetit Amazon.com lidhur me “The Afghan”, që rrëfen një histori terrorizmi.
Pak vlerësime dhe shumë kritika thuhen edhe për “The Cobra”, një novelë që tregon për luftën kundër drogës. “Harxhim kohe dhe parash”, “Duket si tezë diplome”, “Zhgënjyes në fund”, shprehen lexuesit e ndryshëm.
Me rezerva shihen edhe veprat e fundit të mjeshtrit amerikan Tom Clancy, si “Dead or Alive” dhe “Against All Enemies”. Lexuesit ankohen se shkrimtari, që në shumë libra ka paraqitur me realitet taktikat ushtarake, ato të spiunazhit ndërkombëtar dhe lojrat e pushteteve politike, ka filluar të shkruajë të njëjtat gjëra, por në rrethana pak të ndryshme.
“I lodhshëm dhe i parashikueshëm”, “Mos harxhoni paratë, ky libër është një humbje kohe”, “Çka”, kanë qenë disa vlerësimet e lexuesve në Amazon.
Vlerësime të mesme ka marrë edhe libri i fundit i John Le Carre, “Our Kind of Traitor”. Sipas lexuesve, ish-agjenti sekret britanik në kohën e luftës së ftohtë është larg veprave të tij të mëdha si “The Spy Who Come in From the Cold”, “The Constant Gardner”, apo “Tinker, Taylor, Soldier, Spy”.
Një tjetër element që dëshpëron lexuesit është edhe fakti se ata janë të lodhur me novela spiunazhi apo aksioni, ku gjërat zmadhohen me bomba bërthamore që shpërthejnë në zemër të Amerikës, apo ngjarje të tjera me përmasa të mëdha.
Adhuruesit e këtij zhanri tani preferojnë diçka më pranë reales dhe ngjarje jo të ambjentuara vetëm në zonat e luftës si në Afganistan, Irak, apo Lindjen e Mesme.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi