Të jesh i ri në shqipëri është jashtë mode
Mon 12 Aug 2013 - 22:01
Nga Rigels Xhemollari12 gushti, që shënon edhe Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, na kujton potencialin që ka rinia e një kombi si pjesa më vitale dhe më aktive e tij. Sot të rinjtë në vendet perëndimore protestojnë për të drejtat, papunësinë, arsimin dhe kushtet sociale. Ata e demonstrojnë rininë me rebelizëm dhe energji të pashtershme drejt mundësive më të mira.
Po sot i riu shqiptar po shijon një ditë plazhi nën rrezet e diellit dhe nuk e shqetëson fare e ardhmja që i përket atij. Ai nuk ndjek modën e të rinjve nëpër botë që konkurrojnë me arsimim sepse të qënurit i suksesshëm në shkollë në Shqipëri nuk është tregues i rinisë. Nëse të rinjtë nëpër botë sot karakterizohen nga të qënurit aventurierë dhe shpirti eksplorues, për të riun shqiptar i vetmi eksplorim ka të bëjë me avujt e alkolit, gjë që nuk e dallon as nga mosha e tretë dhe nuk përpbën asnjë vlerë. Moda e rinisë europianë sot priret tek të qënurit pionerë të inovacionit në art dhe kulturë, gjë që rinia jonë, tifoze e basteve dhe partive politike, nuk e suporton dot. Kudo në botë i riu është njeriu që shpik sisteme të këndshme jetese duke shpenzuar pak, e kundërta ndodh në Shqipëri ku rinia pa mund e djersë përdor makinat e fundit dhe shpenzon pa kriter.
Studimi më i fundit mbi rininë shqiptare nga fondacioni “Friedrich Ebert” rreth tendencave, vizionit dhe aspiratave të rinisë shqiptare na tregon se 25 përqind e të rinjve nuk lexon asnjë libër, 84 përqind e tyre mbështeten fort tek familja, 54 përqind mendon se do të punësohet pas studimeve të larta. Ky ponderim perforcon edhe njëherë qëndrimin se rinia shqiptare është jashtë mode, e varur dhe në udhëkryq sa i përket së ardhmes.
Pas gjithë kësaj analize e kam të pamundur ti jap një zgjidhje, por kënaqem me faktin që shumë miq të mi janë dakord me konstatimin tim.lajme.shqiperia

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi