Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si është të jesh afrikan ne Shkodër? Empty Si është të jesh afrikan ne Shkodër?

Thu 30 Aug 2012 - 15:14
Raciznmi është një nga tematikat më pikante për shoqërinë shqiptare, ndaj dhe po ju sjellim një rast unik i cili është vërtet shembullor dhe ngre shumë diskutim!Lexojeni dhe komentet tuajt!Është një shkodran i vërtet. E quajnë Agron dhe jetuar përjetësisht në qytetin e vjetër.Ai nuk e mësoi dot kurrë të vërtetën e ardhjes së gjyshërve të tij në Shqipëri gjatë komunizmit. U rrit i vetëm dhe i izoluar, në një botë ku ngjyra e lëkurës e bënte shumë të ndryshëm.“Jam dalluar prej të vjetërve. Kjo ishte edhe mirë dhe keq për mua. Si race tjetër njeri nuk kam pas përveç gruas dhe fëmijëve. Me ka ndihmuar shumë shoqëria, më ka afruar”, shprehet Agroni. Për shkak të veçantisë dhe habisë që shkakton ngjyra e afrikano-shkodranit, në qytetin e tij nuk ka njeri që se njeh.
Si është të jesh afrikan ne Shkodër? Afrikan
Megjithatë, ai e ka të pamundur të thyejë paragjykimet mbi veten: “Ndihem i diskriminuar. Kur shkoj të kërkoj punë, thonë: çe duam këtë të zi. Edhe në komunizëm por edhe sot nuk e shikoj veten kaq mirë. Gjithmonë janë njerëzit që shmangen për ngjyrën time duke mos më marrë në punë”, thotë ai.
Ka vetëm një gjë për të cilën Agroni mburret e krenohet. Familja.

Ai e kaloi rininë në një epokë kur njerëzit i luftonin paragjykimet seriozisht dhe kjo i dhuroi atij dashurinë e bashkëshortes së ardhshme, Safetes, teksa ishte thjesht djaloshi që punonte si shofer pranë ndërmarrjes së saj. “Kam hyrë në punë të re. Aty na lindi dashuria, por prindërit nuk më dëgjuan atëherë dhe u detyrova të largohem nga shtëpia. Agroni ishte njeri shume i mire”, pohon Safetja.Si është të jesh afrikan ne Shkodër? Afrikani-1
Çifti do të trashëgohet gjatë martesës me plot 6 vajza, sot të gjitha të martuara, me përjashtim te Mirelës, e vogla e shtëpisë. Agroni ka qenë gjithnjë tipi i nënshtruar i njeriut, i cili pranon fatin dhe gjen kurajën për të bashkëjetuar mes botës së të ndryshmeve. Ai ka qenë një shofer i dalluar në rini, jo vetëm për shkak të tipareve, por edhe zellit në punë.Ky njeri e ka veçuar gjithnjë veten prej te tjerëve, megjithatë në Shkodër të njohurit e tij e ndajnë përshtypje të jashtëzakonshme. Agroni është ndjerë gjithmonë i veçuar dhe shumë i ndryshëm. Edhe sot që mosha e tretë e ka zëne në të njëjtin qytet, ai ecën rrugës duke mbajtur mbi supe peshën e qindra syve që e shenjëstrojnë.

Marrë nga Top-Channel
Nëntor 2009



Ndiqni videon dedikua Agronit:
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

Si është të jesh afrikan ne Shkodër? Empty Re: Si është të jesh afrikan ne Shkodër?

Thu 30 Aug 2012 - 15:22
Si me qene i bardhe ne afrike grrrr
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi