Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nuk është ilegale të jesh i marrë! Empty Nuk është ilegale të jesh i marrë!

Thu 13 Jun 2013 - 12:56
NUK ËSHTË ILEGALE TË JESH I MARRË
Nga Dimal Basha
Unë mendoj se do të ishte i drejtë vendimi për shkarkimin e hoxhës Irfan Salihu, por është me rëndësi të ceket që hoxha në fjalë nuk ka kryer ndonjë vepër penale që dënohet ligjërisht. Arsyeja e vetme pse hoxhallarë si Irfan Salihu lejohen të ligjërojnë marri është se në Kosovë nuk është ilegale të jesh i marrë.
Mirëpo nuk është për tu nënvlerësuar ankesa e shumë individëve sepse ka pak hipokrizi. Nuk flas për femrat që kanë lirinë të vendosin se çka bëjnë me trupin e tyre që fatkeqësisht hoxhallarët e indoktrinuar nuk e kuptojnë, por po ju drejtohem atyre që nuk janë po aq të zëshëm për shkarkimin e të marrëve që kanë nën radhët e tyre. A nuk do të ishte e arsyeshme, për shembull, nëse do të kishte një thirrje po aq të furishme për shkarkimin e Azem Sylës që fundja kishte vetshpallur veten si i “marrë” në Zvicërr dhe të njëjtën kohë vazhdonte të na shërben si i tillë në Kuvendin e Kosovës në cilësinë e deputetit, ku edhe ende vazhdon? Pra, njëri i shpallur si i marrë nga opinion publik derisa tjetri i vetëshpallur me dëshirë. Prandaj, besoj se do të ishte e moralshme që kërkesa për shkarkimin e Aze Sylës të ishte po aq e zëshme sa edhe për Irfan Salihun.
Problemi tjetër me bujën që bëri fjalimi i turpshëm i një hoxhe është e pakuptueshme kur qeveria e Kosovës së bashku me Bashkësinë Islame, por edhe shumë anëtarë të partive të ndryshme, nuk kanë reaguar edhe pse kanë qenë në dijeni për marri edhe më të mëdha nga këta imamë që kanë shpallur veten si “autoritete të moralit” në vendin tonë. Jo se është reagimi i padrejtë sepse mendoj se përulja dhe denigrimi nuk ishte vetëm kundër femrës por edhe meshkujve sepse secila femër ka një burrë, një djalë dhe një baba që gjithashtu mbeti i ofenduar në këtë rast, mirëpo pyetja ime mbetet pse u prit kaq vonë për tu shqetësuar kur kemi pasur deklarata publike edhe më të tmerrshme nga këta pseudo-hoxhallarë?
Nuk është ilegale të jesh i marrë! Is-300x166
Ku ishin reagimet e deputetëve, Bashkësisë Islame, autoriteteve të sigurisë dhe opinionit publik kur Shefqet Krasniqi haptazi i quante mësuesit të pakulturum, gratë si qenie të “ndyta,” artistët dhe këngëtarët si “virus dhe argat të shejtanit” dhe gjithashtu publikisht shprehi se “të gjithë ateistët dhe komunistët duhet mbyt se janë të rrezikshëm” dhe theksonte haptazi në emisione se është legjitime dhuna ndaj atyre që ofendojnë besimin e tij. Po pra, besimi i tij “paqësorë” legjitimizonte dhunën që militantët të tij ushtronin mbi qytetarë. Nuk dua të besoj se autoritetet e sigurisë kanë frikë nga statusi i tij të një heroi telenovelash që përcillet me xhelozi nga një turmë injorantësh. Kështu që predikimet ofenduese në fjalimin e një palaço si Irfani janë me të vërtetë shqetësuese, por më shqetësuese janë mos-reagimi dhe indiferenca nga institucionet dhe vet BIK-u për predikime radikale që rrezikojnë drejtpërdrejt sigurinë dhe kohezionin e shoqërisë Kosovare dhe vazhdimisht cenojnë liritë dhe të drejtat e një demokracie sado të brishtë që e gëzojmë.
Këtu nuk duhet të lejojmë pa e theksuar edhe hipokrizinë e Myftiut Tërnava, i cili në njërën anë i bën thirrje publike qeverisë që të ndihmojnë në ndalimin e depërtimit të “rrymave ekstremiste fetare” derisa të njëjtën kohë pozitat kryesore ju ndan po atyre ekstremistëve që ai i kritikon. Bashkësia Islame ka rastin e fundit të largohet nga kallëpi i të pamoralshëve dhe t’i pushoj nga puna sojin e Shefqet Krasniqit dhe Irfan Salihut për hatër të moralit që ata hidhen se e përfaqësojnë, derisa autoritetet e sigurisë në vend e kanë për detyrë që të ndërmarrin masa ndaj Shefqet Krasniqit që është aktori i vetëm jo-shtetërorë që legjitimizon dhunën haptazi, dhe për befasi vazhdon të qarkulloj i lirë.

Përfundimisht, rreziku i predikimeve radikale ka qenë prezent një kohë të gjatë në Kosovë mirëpo qeveria ka zgjedhur të neglizhojë problemin dhe ka qëndro indiferent ndaj këtyre palaçove sikur që po qëndrojnë indiferent ndaj të marrëve në radhët e tyre. Përndryshe, arsyeja e vetme pse pseudo-hoxhallarë si Irfan Salihu lejohen të ligjërojnë marri është se në Kosovë nuk dënohesh me ligj të jesh i marrë.alb-observer.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi