Tirana, plot ngjyra festive në vigjilje të Vitit të Ri (FOTOT)
Mon 2 Jan 2012 - 15:33
Tiranë, 30 dhjetor 2011, NOA – Ka nisur numërimi mbrapsht për ardhjen e Vitit të Ri 2012, dhe Tirana si çdo kryeqytet tjetër i botës është në pritje të festimeve, që do të shënojnë momentin e ndërrimit të viteve.Atmosfera festive na ftoi në festat e fundvitit përgjatë tërë muajit dhjetor.Zbukurimet e Tiranës sollën më shumë dritë se çdo herë në netët e kryeqytetit.Mjafton të dalësh natën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të ndier disi atmosferën festive, që na dikton pak më shumë ngrohtësi në këto ditë të ftohta dimri.
Ndezja e pemës së Krishtlindjes në qendër të sheshit Skënderbej do të përbënte momentin fillestar të nisjes së muajit festiv.
Mandej nën vezullimin e dritave dhe zbukurimeve për natën e ndërrimit të viteve janë edhe të gjitha godinat e institucioneve shtetërore, duke i dhënë hijeshi bulevardit kryesor të kryeqytetit.
Atmosfera festive nis që nga pema e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri në sheshin Skënderbej për të përfunduar në tërë trajektoren e bulevardit me një pemë tjetër të ndritshme, pak më të vogël, në krye të sheshit “Nënë Tereza”.
Kjo është hera e parë në këto vitet e fundit që Tirana po ndien atmosferën festive të fundvitit.
Kjo, duket të jetë edhe arsyeja se pse festa është përqendruar vetëm në bulevard, dhe rrugët lidhëse me të nuk janë të zbukuruara me të njëjtin dekor, me shpresën se Bashkia e Tiranës vitin e ardhshëm do ta shndërrojë tërë qendrën e Tiranës në një rruzullim dritash, që përçon festë në çdo rreze të bulevardit kryesor, pse jo edhe në vijim të lumit Lanë.
mit/NOA

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi