Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

10 vendet që duhen vizituar në vitin 2012  Empty 10 vendet që duhen vizituar në vitin 2012

Tue 3 Jan 2012 - 23:13
Edhe pse Europa është në krizë, turistët nuk ndalen. Vetëm se tashmë kërkojnë vende që t’i kënaqin dhe të mos i boshatisin xhepat. Ja 10 vendet më të përshtatshme për tu vizituar në vitin 2012 sipas parashikimeve të disa faqeve të internetit të specializuara në turizëm.Kejp Taun - Kryeqyteti i Afrikës së Jugut. Një vend ku mund të shijoni natyrën e kontinentit afrikan.Sidnei - Qyteti australian është i njohur për sërfin dhe pazaret.Maçu Piçu - Vendi i famshëm arkeologjik i Perusë gjendet 2500 metra mbi lartësinë e detit dhe në vitin 2007 është përzgjedhur si një nga 7 mrekullitë e botës.

Parisi - Kryeqyteti i Francës është qyteti më romantik i botës. Gjithmonë ia vlen ta vizitosh.

Konteja Klar - Vendi ideal për adhuruesit e natyrës dhe të fluturimeve me çmime të ulta gjendet në Irlandë. Mund të shihen gërmadhat e qytetërimeve antike kelte.

Nju Jorku - Është qyteti më i bukur në botë. Mund të vizitohet si në verë ashtu edhe në dimër. I përshtatshëm për ata që preferojnë “shopping’ dhe për ata që duan të “ushqehen” me kulturë.

Toronto - Qyteti kanadez të jep liri për të lëvizur. Jo shumë larg Torontos mund të shikoni një nga bukuritë natyrore më spektakolare: ujëvarat e Niagarës.

Londra - Pas martesës mbretërore mes princit William e Kate, kryeqyteti anglez është në pritje të Lojërave Olimpike dhe me këtë rast po nxjerr në pah të gjitha bukuritë që zotëron.

Sllovenia - Ofron një shumëllojshmëri peisazhesh dhe çmime shumë të arsyeshme.

Hong Kong - Ndërthur traditat mijëvjeçare me të rejat më të fundit.
10 vendet që duhen vizituar në vitin 2012  Citt--del-Capo_14060610 vendet që duhen vizituar në vitin 2012  Sydney_14125110 vendet që duhen vizituar në vitin 2012  Machu-Pichu_14142510 vendet që duhen vizituar në vitin 2012  Parigi_14172810 vendet që duhen vizituar në vitin 2012  Contea-di-Clare_14194310 vendet që duhen vizituar në vitin 2012  New-York_14235010 vendet që duhen vizituar në vitin 2012  Toronto_14364810 vendet që duhen vizituar në vitin 2012  Londra_14382010 vendet që duhen vizituar në vitin 2012  Slovenia_14413010 vendet që duhen vizituar në vitin 2012  Hong-Kong_144448
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi