Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pavarësia, AK: Kosova dhe Shqipëria, “një komb, një kampionat” Empty Pavarësia, AK: Kosova dhe Shqipëria, “një komb, një kampionat”

Wed 4 Jan 2012 - 18:39
Pavarësia, AK: Kosova dhe Shqipëria, “një komb, një kampionat” Aleanca-kuq-e-zi-fotoTiranë, 4 janar 2012, NOA – Ndërsa Kosova po punon fort për përfaqësimin e saj në forumet rajonale si një rrugë drejt integrimit në Evropë, Aleanca KuqeZi prezantoi sot nismën zyrtare “Një Komb, një Kampionat”, duke i kërkuar dy federatave shqiptare të Futbollit, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës të bashkohen në një plan të përbashkët veprimi, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Kjo nismë bëhet pikërisht në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë.

Përfaqësuesit e AK-së e cilësuan këtë nismë si një obligim moral që merr shkas nga rrjedha e ngjarjeve politike dhe sociale në rajon në dekadat e fundit, ku prej më shumë se 13 vitësh ekipet dhe klubet sportive shqiptare në Kosovë nuk përfshihen dhe nuk ftohen në aktivitete ndërkombëtare.

“Ne sot prezantojmë përpara jush dhe mbarë opinionit publik kërkesën tonë zyrtare si Aleanca KuqeZi, drejtuar Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës Kosovare të Futbollit, e cila në thelb të saj ka rritjen e bashkëpunimit mes dy insitucioneve në lidhje për zhvillimin e sporteve të përbashkëta”, tha Drejtori Ekzekutiv i Aleancës KuqeZi, Redi Ramaj.

Ai theksoi se Aleanca KuqeZi dëshiron të kontribuojë me ekspertë dhe specialistë të kësaj fushë në këtë nismë tepër të rëndësishmë për sportistët e Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët në rast se kjo do të zbatohej do të mund të realizojnë ëndrrën shekullore të miliona shqiptarëve.

Në kuadër të nismës “Një komb, Një kampionat” Aleanca KuqeZi propozon: 1.Organizimin e një kuvendi të dy federatave shqiptare të futbollit të Shqipërisë dhe Kosovës, për realizimin e një axhende të ardhshme dhe të përbashkët bashkëpunimi dhe gjithashtu një plan të përbashkët veprimi.

2.Marrëveshja dhe strategjia të kenë si synim realizimin brenda 100 vjetorit të pavarësisë të objektivit “Një komb, Një kampionat”, duke përfshirë në një konkurim të përbashkët përfaqësitë e futbollit të të gjithë qyteteve në Shqipëri dhe Kosovë.

3-Hapjen e negociatave me të gjitha institucionet ndërkombëtare si UEFA dhe FIFA për zyrtarizimin e këtij objektivi me qëlim “njohjen dhe standartizimin e të gjitha kategorive sportive në Shqipëri dhe Kosove si një trup i vetëm”.

4-Zhvillimin e seminareve, konferencave, tryezave konsultative, diskutimeve me ekspertë vendas dhe të huaj, për të realizuar një debat institucional dhe transparent me të gjithë klubet e futbollit në Shqipëri dhe Kosovë, presidentët e tyre, aksioneret shoqërive, por edhe me grupimet e tifozave me qëllim “realizimin e një vendimarrje sa më të gjerë, gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë në këtë fushë”.

5-Zhvillimin e një programi të përbashkët duke patur parasysh që përfshirja e disa ekipeve dhe klubeve të kosovës në kategorinë superiore të Shqipërisë t’i shërbejë motivimit, angazhimit dhe bashkimit shpirtëror mes një kombi që ka “një histori, një gjuhë, një kulturë dhe një të ardhme”.

mit/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi