Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Monica Bellucci, mama seksi  Empty Monica Bellucci, mama seksi

Wed 4 Jan 2012 - 22:49
Monica Bellucci, mama seksi  Bellucci-mamaMonica Bellucci, edhe pse me dy fëmijë dhe në moshën 47-vjeçare, duket ende shumë e re dhe e freskët, por tashmë ka filluar të luajë rolin e mamasë në reklama.

Në reklamën e fundit të Dolce & Gabbana, modelja italiane ka promovuar koleksionin e vjeshtës së vitit 2012 duke u fotografuar me atë që është paraqitur si familja e saj. Në këtë set fotografik ka qenë e pranishme dhe modelja 27-vjeçare italiane Bianca Balti, e cila edhe pse 20 vjet më e re se Bellucci duket më shumë si motra e vogël e saj dhe jo si vajza.

Këto foto janë bërë disa muaj më parë në Portofino të Italisë nga fotografi Giampaolo Sgura.

Monica Bellucci është e martuar me aktorin francez Vincent Cassel, me të cilin ka dy vajza, Deva (7 vjeç) dhe Leoni (1 vjeç). Ajo ka interpertuar kohët e fundit në disa filma hollivudianë ku spikasin ‘The Whistleblower’ (me Rachel Weisz) dhe ‘The Sorcerer’s Apprentice (me Nicholas Cage).
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi