Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Bellucci: Mbështes Mario Montin Empty Bellucci: Mbështes Mario Montin

Wed 23 Jan 2013 - 9:46
Bellucci: Mbështes Mario Montin Monica-bellucci-serbi

Rrjetet sociale në Itali janë “çmendur” pasi aktorja Monica Bellucci u shpreh në favor të Mario Montit si kryeministër i Italisë. Komentet ishin si pozitive, ashtu edhe negative, por deklarata e Monica ishte e qartë.

“Mendoj se Mario Monti ka bërë një punë shumë të mirë. Do të doja që ai të ishte në krye të qeverisë që do të dalë pas zgjedhjeve”, ka thënë Bellucci.

Aktorja ka konfirmuar vullnetin e saj për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme të Italisë, që do të mbahen pas një muaji.

“Sigurisht që do të votoj. Jam italiane. Edhe pse udhëtoj nëpër botë mbetem italiane dhe pasaporta e vetme që kam është italiane”, ka thënë Bellucci.

Ylli i kinemasë italiane ndodhet aktualisht në Drvengrad, fshati prej druri në këmbët e maleve të Serbisë perëndimore, ku prej së shtunës është mysafire e Festivalit Kinematografik të Emir Kusturicës, kushtuar regjisorëve dhe kineastëve të rinj.

Aktorja do të jetë gjithashtu protagoniste e filmit të ri të Kusturicës mbi luftën në Bosnje, xhirimet e të cilit do të fillojnë në muajin maj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi