Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptarët diskriminohen që nga lindja Empty Shqiptarët diskriminohen që nga lindja

Fri 6 Jan 2012 - 14:41
Shqiptarët diskriminohen që nga lindja Lajmi-1-250x190Foshnja e parë e lindur në minutat e para të vitit 2012 në Maqedonisë është e gjinisë femërore, por jo nga Shkupi ashtu siç u plasua në media. E porsalindura e parë e vitit 2012, rezulton të jetë nga qyteti i Gostivarit, me përkatësi nacionale shqiptare dhe emri i saj është Enza. Të paktën kështu pretendon familja. Fëmija i dytë i familjes Asani nga salla e lindjes ka dalë 10 minuta para orës 1 të pasmesnatës, kurse në anën tjetër, nëpër mediumet nacionale u transmetua lajmi që thuhej se foshnja e parë e lindur në vitin 2012 ka qenë nga Shkupi, e gjinisë femërore dhe e lindur në orën 1 e 15 minuta pas mesnate në Klinikën për gjinekologji dhe akusheri të Shkupit.
Prindi i Enzës së porsalindur Blerim Asani, pohon që ky mohim mbi gjitha i faktorit njeri, ka prapavijë nacionale, është tendencioz dhe si i tillë flet hapur për një diskriminim që u bëhet fëmijëve shqiptar që nga momentet e lindjes. Për familjen Asani, aspak nuk janë të rëndësishme të mirat materiale, dhuratat apo benificionet e tjera nga ana e shtetit, por e rëndësishme është sensibilizimi i opinionit të gjerë publik të vërtetën.
“Aspak nuk janë të rëndësishme dhuratat që bëhen nga ana e shtetit në raste të tilla. Nuk na interesojnë të mirat materiale nga kjo lindje. Gëzimi për lindjen e vajzës është e gjitha për familjen tonë, dhe këtu përfundon çdo gjë. Por ana tjetër e medaljes është e rëndësishme, diskriminimi që u bëhet shqiptarëve që nga momentet e para të lindjes. Tani mund ta paramendoni se çfarë perspektive mund të ketë ky fëmijë në këtë shtet. I mohohet edhe çasti i lindjes. Për fat të keq, kjo është pasqyra më e mirë që dëshmon se si trajtohen shqiptarët në këtë shtet. Shyqyr prej Zotit, kushtet në familje i kemi të mira. Shqiptarët diskriminohen që nga lindja, është mesazh që dua ta them dhe asgjë tjetër. Nuk dëshiroj të ekzagjeroj asgjë, pohimet e tilla mund të dokumentohet edhe nga regjistri në repartin e gjinekologjisë. Ka plotë dëshmitarë për këtë gjë”, theksoi prindi i Enzës, Blerim Asani.
Informata për lindjen e foshnjës konfirmohet edhe nga drejtoria e Spitalit të Gostivarit.
Drejtori Ferit Muça, theksoi që foshnja ka lindur pa ndonjë komplikim dhe ka peshuar rreth 3 kilogramë. “Foshnja e parë e lindur në repartin e gjinekologjisë në Spitalin e Gostivarit ka qenë femër dhe ka lindur diku në ora 1 të pasmesnatës. Vajza me peshë 2 kilogram e 800 gramë, ka lindur pa komplikime dhe e shëndoshë”, potencoi Muça.
Ndryshe, në mediumet elektronike në vend, me të hyrë në vitin e ri u dha lajmi që
foshnja e parë që erdhi në jetë në minutat e para të vitit të ri 2012 është vajzë, quhet Mellania dhe është nga Shkupi. Pas lajmit, nëna Ruzhica bashkë me të bijën e sapolindur u vizituan nga kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe ministri i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski. Kryetari i Shkupit i dhuroi 20 mijë denarë në librezën e kursimeve, kurse ministri Ristovski bëri me dije që të ëmës iu nda njohje me të cilën u shënua e drejta e saj për mjete shtesë për fëmijën e tretë në periudhe prej 10 vjet.
Ndryshe, foshnja e porsalindur e çiftit bashkëshortor Blerim dhe Mirjeta, është vajza e dytë e familjes Asani nga Gostivari. Enza ka dhe një motër tjetër 1 vjeçare me emrin Bjora.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi