Gratë diskriminohen në punësim
Sun 12 May 2013 - 13:55
Në Kosovë gratë ndihen të diskriminuara edhe në aspektin e punësimit. Pavarësisht faktit se femrat në Kosovë përbëjnë gati gjysmën e popullatës së përgjithshme, ato vazhdojnë të mbesin në pozitë të pavolitshme sa i përket strukturës në punësim.
Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, thuhet se vetëm 23 për qind e grave kosovare punojnë, ndërsa meshkuj mbi 75 për qind.
Përfaqësuese të grave dhe nga Institucioni i Avokatit të Popullit, shprehin shqetësimin se diskriminimi i gruas në këtë sektor fillon që me shpalljen e konkursit, duke kërkuar një moshë të caktuar për kandidatët potencialë, e deri te paga që marrin ndryshe nga kolegët e tyre meshkuj.
Një gjë të tillë e ka përjetuar Mejremja, 45 vjeçe, nga Prishtina. Ajo më herët ka punuar si juriste, ndërkaq që prej përfundimit të luftës Mejremja thotë se ka konkurruar në shumë konkurse të shpallura për profesionin e vet.
"Mua nuk më kanë pranuar për faktin se unë jam në moshë. Kam konkurruar në të gjitha departamentet, por duket se ka persona të tjerë që kanë pasur biografi dhe moshë më të re. Kjo është e padrejtë”, thotë Mejremja.
Shukrije Rexhepi, nga Rrjeti i Gruas Sindikaliste të Kosovës, thotë se vetë diferenca e punësimit në mes të dyja gjinive tregon më së miri diskriminim që i bëhet gjinisë femërore.
Ajo e quan absurde këtë situatë, në kohën kur, sipas saj, tashmë shumica e femrave janë aktive për punë, madje edhe me nivel të lartë të arsimimit. Rexhepi supozon se në këtë fushë problem po paraqet edhe pushimi i lehonisë.
“Supozoj për shkak të frikës së mundësisë së shkuarjes në pushim të lehonisë, ndikon edhe mospunësimi i tyre. Ne jemi të gjithë dëshmitarë të asaj se brenda një viti sa të diplomuara ka në universitetin publik dhe atë privat, kjo është brengosëse”, shprehet Rexhepi.
Mungesa e grave në pozita vendimmarrëse ka ndikuar që numri i grave të punësuara të jetë shumë i vogël, konsideron edhe Hamide Latifi, nga organizatat joqeveritare “Gratë në biznes”.
Ajo thotë se meshkujt që aktualisht në shumicën e rasteve janë udhëheqës në pozitat vendimmarrëse, po anashkalojnë mundësimin e punësimit për femrat, ndërkaq favorizojnë punësimin e meshkujve.
Por, Latifi në këtë kuadër, nuk anashkalon edhe faktin e obligimeve familjare që kanë më tepër femrat dhe për këtë, sipas saj, obligohen të sakrifikojnë profesionin.
“Në një qasje të dominuar nga burrat, natyrisht se edhe vendimmarrja vjen prej tyre dhe favorizon burrat, që reflekton te politika e punësimit. Janë edhe problemet tjera që lidhen me mundësitë e punës dhe familjes, për arsye se kohët që po vijnë dhe dinamika, në të cilën po jetojmë, mungesa e institucioneve përkrahëse për gratë, sidomos kujdesi për fëmijët dhe pleqtë, limiton gratë që të bëjnë zgjidhje për karrierën. Ato patjetër duhet të heqin dorë nga njëra dhe zakonisht ato sakrifikojnë veten dhe karrierën e tyre”, shpjegon Latifi.
Ndërkaq në institucionin e Avokatit të Popullit paraqiten ankesa të shumta me elemente diskriminuese, thonë përfaqësues të këtij institucioni.
Majlinda Ulaj - Sinani, zëdhënëse në këtë institucion, pohon se ligjet ekzistuese ofrojnë barazi gjinore në të gjitha sferat, por këto nuk zbatohen në praktikë dhe kjo mbetet shqetësuese për shoqërinë kosovare.
“Janë raste që kanë të bëjnë me elementin e pagës, me vlera më të ulëta të pagës për gratë, nga ana tjetër kjo fillon nga konkurset. Pastaj me pamundësinë e grave që të jenë të barabarta në pozita vendimmarrëse. Gjithsesi element shqetësues mbetet çështja e lehonave apo grave që kanë pushime të lindjes, pushime këto që në shumicën e rasteve ndërpriten dhe nuk paguhen. Këto janë çështjet që pak a shumë trajtohen edhe në ankesat që vijnë te ne”, bën të ditur Ulaj- Sinani.
Ndryshe, sipas përfaqësueseve të grave në Kosovë, edhe kjo përqindje e grave është e punësuar në arsim, shëndetësi dhe administratë.
Ndërsa, i vetmi institucion ku gruaja është e përfaqësuar në shkallën 30 për qind është Kuvendi i Kosovës.botasot.

- BlerooKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 1333
Anetaresuar : 15/04/2013
Re: Gratë diskriminohen në punësim
Sun 12 May 2013 - 14:52
Pse kjo teme eshte ngjitese?
- BlerooKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 1333
Anetaresuar : 15/04/2013
Re: Gratë diskriminohen në punësim
Sun 12 May 2013 - 15:11
Ka shume tema per tu diskutuar por nuk i shoh te arsyeshme qe te behen ngjitese, e as kete nuk e shoh te arsyeshme te behet ngjitese, gjithsesi forumi eshte i juaji dhe mund te beni cte doni.
Ne lidhje me teme: Nuk ka faj askush qe ka te punsuara pak gra ne Kosove, madje me vjen cudi se si ai numer 23% qenka i punsuar, e sa per te gjetur pune ne moshen 45 vjeqare si ne rastin e mersiperm:

Atehere ky problem eshte edhe tek meshkujt, se e kan shum te veshtire te gjejn pune ne ate moshe, ne dallim me shtetet perendimore ku ata qe jan me ne moshe kan perparsi dy here me shume te punesohen, sepse numrohen si persona me pervoje"Mua nuk më kanë pranuar për faktin se unë jam në moshë. Kam konkurruar në të gjitha departamentet, por duket se ka persona të tjerë që kanë pasur biografi dhe moshë më të re. Kjo është e padrejtë”, thotë Mejremja.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi