Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rooney Mara: Dua vetëm të aktroj Empty Rooney Mara: Dua vetëm të aktroj

Sat 7 Jan 2012 - 16:39
Rooney Mara: Dua vetëm të aktroj Mara-RooneyRooney Mara, aktorja 26-vjeçare e cila interpreton Lisbeth Salander në versionin amerikan të sagës Millenium, ka deklaruar se dëshiron vetëm që të jetë një aktore e mirë dhe jo një personazh i faqeve të para të revistave.

Ajo ka shtuar se ka frikë që çdo gjë që rrethon premierat e filmave dhe aktet promocionale do e shpërqendrojë nga qëllimi i saj kryesor.

“Dua të jem një aktore dhe jo një VIP. Mendoj se kjo gjë të dëmton kapacitetin për interpretim sepse sa më shumë të dinë njerëzit mbi ty aq më pak besueshmëri ke në sytë e tyre si personazh”, thekson Mara për revistën britanike ‘OK!’.

“E gjithë ajo që rrethon personazhet e famshme më duket sikur është krejtësisht jashtë kontrollit. Është çmenduri. Shpresoj që unë mos të prekem nga kjo”, shton 26-vjeçarja, protagoniste e filmit ‘The Girl With the Dragon Tattoo’, ku interpreton edhe britaniku Daniel Craig.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi