Berat, tentoi të vriste 21-vjeçarin, në pranga autori
Sun 8 Jan 2012 - 15:41
BERAT – Policia e Beratit arrestoi shtetasin Andi Kallanxhiu, i dyshuar për tentativë vrasje. Arrestimi i 21-vjeçarit është bërë sot pas hetimeve në lidhje me plagosjen e një 22-vjeçari në Kuçovë.
Andi Kallanxhiu dyshohet se në bashkëpunim me 3 persona të tjerë ka qëlluar me breshëri automatiku ndaj Gjergji Zogajt, dy ditë më parë në qendër të qytetit të Kuçovës.
Nga të shtënat i riu mbeti i plagosur dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin ushtarak.
Mësohet se ngjarja ka qenë pasojë e një sherri të nisur më parë mes të rinjve. Sipas policisë, pas plagosjes autori i ndihmuar dhe nga 3 persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, është larguar me një automjet të bardhë.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi