Vlorë, tentoi të vriste gruan, pranga 50-vjeçarit
Fri 23 Jan 2015 - 0:00
Vlorë - Policia ka arritur të parandalojë një vrasje mbrëmjen e sotme, ndërsa ka arrestuar autorin.
Nga burime të policisë së Vlorës, mësohet se në pranga ka rënë 50-vjeçari Meridjan Myslimi, i cili ka tentuar të vrasë gruan. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Drashovicë, ku 50-vjeçari, pas një konflikti me bashkëshorten, ka tentuar ta vrasë atë.
Në sajë të informacionit të siguruar në rrugë operative, policia mundi të parandalonte krimin. Ndërsa gjatë kontrollit në banesën tij, blutë sekuestruan armë dhe municione, nga të cilat një armë zjarri, 3 kallëpe tritoli dhe 1300 copë fishekë.
Denoncimi në polici është bërë nga vetë bashkëshortja. Sipas dëshmisë së saj, i shoqi e ka përzënë nga shtëpia dhe i ka thënë të shkojë te prindërit e saj dhe nëse ajo do të guxonte të kthehej, do ta vriste.
Ndërsa 50-vjeçari është shoqëruar për në ambientet e komisariatit të Vlorës, ku po merret në pyetje nga forcat e policisë, ndërsa akuzohet për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Tentativë vrasjeje".
Mësohet se çifti është i martuar prej 10 vjetësh dhe nuk kanë fëmijë, por që prej muajit qershor 2014, ata kanë pasur konflikte dhe mosmarrëveshje me njëri-tjetrin.
Krimi brenda familjes goditi jo më larg se katër ditë më parë, kur 48-vjeçarja Teuta Muho u dhunua për vdekje me mjete të forta nga bashkëshorti, i liruar prej 4 ditësh nga burgu, Arben Muho, 51-vjeç, në lagjen Sheq të Fierit.

- Berat, tentoi të vriste 21-vjeçarin, në pranga autori
- Korçë, në pranga 23-vjeçari, tentoi të grabiste një kazino
- Pamje horror te burrit qe tentoi te vriste gruan, jeton me fyt te prere (VIDEO +18)
- Varrosja e 23-vjeçarit të gjallë, Boja: E bëra se tentoi të më përdhunonte gruan
- Operacioni “Kali i Trojës” në Vlorë, pranga 23 vjeçarit për kanabis
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi