Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vlorë, tentoi të vrasë 38-vjeçarin, autori shpallet në kërkim Empty Vlorë, tentoi të vrasë 38-vjeçarin, autori shpallet në kërkim

Thu 8 Sep 2011 - 17:05
Vlore – Lajmifundit – Një person i dyshuar për vrasje me paramendim është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës më datë 04.09.2011. Burimet zyrtare thanë se nga Seksioni Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë filloi procedimi penal dhe është shpallur në kërkim shtetasi Vasillaq Thoma Zaho, vjeç 52, banues në lagjen “Osman Haxhiu” Vlorë.Sipas policisë, procedimi penal dhe shpallja në kërkim e këtij shtetasi u krye pasi më datë 03.09.2011 rreth orës 15:05 në lagjen Potam -Dhërmi përballë hotel “Dorjan” në rrugen kryesore automobilistike Dhërmi-Himarë per motive të dobeta ka plagosur me armë zjarri tip pistolet mod 54 kalibrit 7.62 mm shtetasin Th. D, vjeç 38, banues në lagjen Kondraq-Dhërmi Himarë i cili ndodhet ne spitalin Ushtarak Tirane jashtë rrezikut për jetën.Në vendngjarje u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale tre gëzhoja mod 54 kalibri 7.62 mm. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në kushtet e tentativës dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 78/22 e 278 te Kodit Penal.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi