Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fshatarët në shenjë proteste shesin fshatin e tyre Empty Fshatarët në shenjë proteste shesin fshatin e tyre

Tue 2 Mar 2010 - 15:48
Fshatarët në shenjë proteste shesin fshatin e tyre F.0302152408917_mBanorët e fshatit Acquacalda, në ishullin Lipar, në detin e Tirolit, vendosën në shitje fshatin e tyre pasi institucionet e shtetit nuk po bëjnë asgjë për t’i zgjidhur problemet e tyre.
Këtë vikend, në hyrje të fshatit është vendosur një tabele me mbishkrimin “Acquacalda në shitje”, ndërsa para çdo dere është vendosur një tabelë “shtëpia në shitje”.
Kjo protestë e pazakontë është iniciuar nga vetë banorët e Ascquacaladas të cilët thonë se institucionet shtetërore nuk po kujdesen për ta, dhe se fshati është lënë pas dore.
Për shkak të vërshimeve të shpeshta, si pasojë e baticave të larta, rrugët që çojnë në këtë fshat janë gërryer krejtësisht dhe është shumë vështirë të arrihet në këtë fshat.
“Pasi të gjithë kanë hequr dorë prej nesh, nuk gjetëm rrugë tjetër përveç se t’ia shesim fshatin ofertuesit më të mirë dhe të ikim nga këtu”, thotë plaku i fshatit Enco Mottola, përcjell agjencia italiane e lajmeve Ansa.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi