Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zhvishet plotësisht në aeroport, në shenjë proteste kundër kontrolleve Empty Zhvishet plotësisht në aeroport, në shenjë proteste kundër kontrolleve

Fri 20 Apr 2012 - 2:42
Zhvishet plotësisht në aeroport, në shenjë proteste kundër kontrolleve Zhveshje-aeroport-noaNjë 49-vjeçar nga Portland, në Oregon (SHBA), është zhveshur tërësisht në aeroportin ndërkombëtar të qytetit në shenjë proteste kundër kontrolleve të sigurisë.

Personi në fjalë, John E. Brennan, ka shpjeguar për policinë se ai merr shumë shpesh avionë dhe objektivi i protestës “ishte kundër kontrolleve të sigurisë, që sipas tij janë një torturë e vërtetë”.

Brennan e ka kryer këtë xhest mes një rrëmuje të zakonshme në aeroport, ku gjendeshin prindër që i mbulonin sytë fëmijëve, persona që qeshnin dhe të tjerë që bënin fotografi.

Ai u arrestua për skena të turpshme dhe shqetësim kundrejt rendit publik, ku në këtë mënyrë e humbi fluturimin që kishte prenotuar për në San Jose, në Kaliforni.

Për tu theksuar se dy pika kontrolli të aeroportit janë mbyllur përkohësisht.

r.b/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi