Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vajza greke rrëmbehet nga shqiptarët përmes Facebook? Empty Vajza greke rrëmbehet nga shqiptarët përmes Facebook?

Mon 16 Jan 2012 - 1:55
Një vajzë 16 vjeçare greke është rrëmbyer nga tre shqiptarë të moshës 19, 25 dhe 27- vjeç.
Gjithçka nisi nga komunikimi në Facebook i vajzës me 19 vjeçarin. Ai e mashtroi dhe arriti ta bindë të largohet nga shtëpia e së bashku të nisen me anije për të udhëtuar nga Nakso drejt portit të Pireut “për një arsye të rëndësishme”, siç u shpreh djali në polici.
Kur vajza pa në anije edhe dy shqiptarët e tjerë, u frikësua dhe kërkoi të kontaktojë me njerëzit e saj, por djemtë e kërcënuan se nëse do të fliste, do t’i vrisnin familjen.
Ndërkaq familja e vajzës e shqetësuar, njoftoi policinë, që u vu në lëvizje dhe arrestoi djemtë, të cilët u kapën edhe me dokumente të rreme.
Sipas policisë, në Pire i priste një makinë me një valixhe të madhe, ku mendohej se do të fusnin vajzën për ta kaluar lehtësisht në kufirin me Shqipërinë. Policia dyshon se plani ishte për ta sjellë vajzën në Shqipëri e më pas për ta trafikuar ndoshta në Itali.
Shqiptarët u ndaluan nga forcat e sigurisë dhe policia po heton për mundësinë e kryerjes prej tyre të rrëmbimeve të tjera.
Kujdes: Do ju luteshim qe të bëni shumë kujdes kur flisni me dikë në Facebook, edhe mos harroni “mos i besoni askujt,” sepse sot nuk ekzistojnë njerëz të besueshëm/BW
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi