Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Minorenet në Gjakovë shantazhohen përmes publikimit të fotove intime në "Facebook" Empty Minorenet në Gjakovë shantazhohen përmes publikimit të fotove intime në "Facebook"

Sat 5 Apr 2014 - 0:57
Message reputation : 100% (1 vote)
Minorenet në Gjakovë shantazhohen përmes publikimit të fotove intime në "Facebook" Hhhggtth_8550
Pjesa më e madhe e këtyre fotografive u takojnë minoreneve. Një qytetare nga ky qytet ka shkruar në Express duke treguar se i vjen keq për këtë që po ndodh në Faebook, dhe në të njëjtën kohë ndihet e pafuqishme për t’ju ndihmuar ndryshe.

“Pasi që nuk gjeta një formë tjetër për të i ndihmuar bashkë-qytetaret e mija vendosa që të ju drejtohem ju me shpresë që do has në ndihmë”, shkruan kjo qytetare nga Gjakova e cila lutet që të mbetet anonime.

“Së fundmi janë hapur dy faqe në fb ku po cenohet ose thënë më mirë, po dhunohet privatësia e femrave gjakovare, ku po postohen fotot te tyre personale me përmbajtje të rend, që për familjet e tyre janë shokuese, ndërsa për ato mund të sjellin pasoja të renda”, thotë ajo.

Express për këtë fenomen të cenimit të privatësisë në rrjetet sociale, posaçërisht në Facebook, ka folur edhe me Policinë e Kosovës.

Zëdhënësi Baki Kelani thotë se janë interesuar që ta luftojnë këtë fenomen, prandaj edhe sqaron që kimet kibernetike, ku kryesisht cilësohen këto vepra, trajtohen si krime të rënda.

“Policia e Kosovës i merr për bazë informacionet, për shqyrtim dhe hetim, edhe nga rrjete sociale. Kemi pasur edhe raste kur nga informacionet e marr nga këto rrjete kemi arrestuar persona, siç ka qen një rast kohë më parë kur kemi arrestuar një person që ka shfaqur fotografi të tij me armë. E kemi gejtur dhe e kemi arrestuar”, thotë Kelani për Express.

Ai sqaron se në parim, rastet si ky i dy faqeve të Facebook’ut në Gjakovë, kur cenohet privatësia e dikujt, duhet të kenë një ankues - një viktimë që e denoncon rastin, dhe Policia me udhëzimet e marra nga Prokuroria e Shtetit i procedon ato.

Sipas raporti të punës së Policisë së Kosovës, vetëm në Departamenti Kundër Krimit të Organizuar ky institucion në dy vitet e fundit ka trajtuar 30 raste të krimeve kibernetike, ku 11 i takojnë viti 2012 dhe 19 raste të tjera viti 2013.

Më shumë se një vit më parë, një person në regjionin e Pejës kishte nxjerr në publik fotografi shumë private, të dërguara me mesazh te ai, nga një shoqe e tij, për çka kjo e fundit kishte tentuar të vriste vetën. Policia e kishte shoqëruar të njëjtin derisa kundër tij Prokuroria e Shtetit pati ngritur dy aktakuza, një për shtyrje në vrase dhe një për publikim të paautorizuar të materialeve te personat e tretë.

Një raport i kohëve të fundit mbi përdorimin e internetit nga fëmijët në Kosovë nxjerrë të dhëna alarmante. Raporti thekson se mbi 80 % e të miturve në Kosovë kanë llogari të hapura nëpër rrjet sociale, kryesisht në Facebook, derisa qasja e tyre në faqet me përmbajtje pornografike është shumë e madhe.

/Express/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi