Krijohet supervirusi, “Jo publikimit të të dhënave”
Wed 28 Dec 2011 - 15:10
Dy eksperimente në Hollandë dhe SHBA dokumentojnë ndryshimin në laborator të agjentit patogjen të aviarias, shumë ngjitës dhe i rrezikshëm për njeriun. Një komision qeveritar amerikan kërkon të censurohen të dhënat, duke publikuar vetëm përfundimet, nga frika për një sulm të mundshëm terrorist duke shfrytëzuar pikërisht këto informacione.
Nga njëra anë e drejta për tu informuar dhe nga ana tjetër rreziku që informacioni mund të përfundojë në duart e gabuara, me pasoja katastrofike. Cështja është ngritur prej kërkesës së pazakontë të komisionit qeveritar amerikan që ka kërkuar censurimin e informacioneve në lidhje me zbulimin e një supervirusi. Komisioni i ka kërkuar dy revistave shkencore Science dhe Nature të mos publikojnë këto të dhëna.
Sipas ekspertëve qeveritar publikimi i të dhënave do të ishte shumë i vlefshëm për bioterroristët, prandaj kërkesa për mos publikimin e detajeve të eksperimentit dhe të dhënave mbi mutacionin e virusit.
Autorët e publikimeve shkencore dhe kolegët e tyre mbrojnë të drejtën e bashkësisë shkencore për tu informuar, komisioni në fjalë përgjigjet se do të gjejë një mënyrë që informacionet të jenë të disponueshme për ekspertët me kredencialet e duhura.
(ar.si/BalkanWeb)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi