Krijohet ora më e saktë në botë
Sat 24 Aug 2013 - 15:21
Fizikanët amerikanë njoftuan dje krijimin e një ore atomike eksperimentale, e cila pritet të jetë më e sakta në botë, që mund të ketë luhatje prej të paktën një sekonde në 13.8 miliardë vjet, aq sa është edhe mosha e universit.
“Kjo orë funksionon me atomet e iterbiumit, një element i rrallë në tokë dhe me laser, që mundësojnë rregullsinë e lëvizjes së akrepave dhjetë herë më saktë se orët atomike ekzistuese”, theksuan fizikanët.
“Ky zbulim i madh në fizikë paraqet jo vetëm saktësinë e matjes së kohës universale, por edhe GPS-in si dhe një sërë sensorësh të forcave të ndryshme të tilla, si graviteti, fusha magnetike dhe temperatura”, deklaroi Andrew Ludlow, një fizikant i National Institute of Standard and Technology (NIST), si dhe një nga bashkautorët kryesorë të revistës amerikane “Science”.
“Ky është një hap i rëndësishëm në evoluimin e orëve atomike të gjeneratës së ardhshme aktualisht në zhvillim”, u shpreh ai.
BW transmeton se sikundër të gjitha orët, ato atomike matin kohën duke u bazuar në kohëzgjatjen e një sekonde, që korrespondon me një fenomen fizik, që ndodh rregullisht.
Ndërsa orët mekanike përdorin lëvizjen e lavjerrësit për të llogaritur kohën, orët atomike janë të bazuara në frekuencë gjithnjë konstante të dritës për emetimin e një atomi ceziumi.
Fjala e fundit e teknologjisë së orëve atomike bazohet në 10 000 atome iterbium të kaluara në procesin e ftohjes mbi zeron absolute (- 273,15 gradë Celsius). Këto atome janë bllokuar në puse të krijuara me rreze laser.
/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi