- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Rama nderohet në Gjakovë
Wed 14 Nov 2012 - 19:53
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mori pjesë në hapjen e ekspozitës së flamurëve shqiptarë përgjatë një shekulli, e cila u hap në Gjakovë, ku u mblodhën shumë nga drejtuesit kryesorë të shtetit të Kosovës.
Në ekspozitë mori pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, deputeti i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Daut Haradinaj, kryetari i Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, dhe përfaqësues të tjerë të jetës politike në Kosovë. Aktiviteti i djeshëm në Kosovë duket se kaloi në një frymë miqësore dhe jashtë protokollit.
Në fjalën e tij, Kryeministri i Kosovës, Thaçi, deklaroi se ai kishte shpresë se Edi Rama do ta transformonte të gjithë Shqipërinë, ashtu siç kishte bërë edhe me Tiranën.
“Faleminderit që na mblodhe dhe në datë 28 ne do të festojmë së bashku Pavarësinë në Vlorë dhe në datë 29, pafajësinë e Ramush Haradinajt. Ashtu si Rama transformoi Tiranën, ashtu do e transformojë edhe Shqipërinë”, deklaroi Kryeministri kosovar.
Nga ana e tij, kreu i PS-së, Edi Rama, i dhuroi Thaçit volumin e katalogut Shqipëri-Kosovë, në të cilën janë të vendosura dokumente e harta që nga Lidhja e Prizrenit deri në vitin 1956. Rama e konsideroi pritjen që i bënë në Gjakovë si të jashtëzakonshme dhe ndau në rrjetin social “Tëitter” qëndrimin se ekspozita e flamurëve kishte ngjallur shumë interes në qytetin e rëndësishëm të Kosovës, i cili gjendet pranë në kufi me Shqipërinë.
Në Gjakovë, kreut të PS-së, Edi Rama, iu dha edhe çmimi “Mirënjohja e Gjakovës”, nga anë e kryetarit të kësaj komune, Pal Lekaj. Pas ekspozitës, Edi Rama, i shoqëruar nga deputetë socialistë dhe nga politikanët e Kosovës që morën pjesë në aktivitet, zhvilluan një takim miqësor jashtë ambienteve të ekspozitës. Krijimi i kësaj ekspozite me flamurë është pjesë e nismave të PS-së për kremtimin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi