Femen kundër turizmit seksual në Indi
Wed 18 Jan 2012 - 18:38
Kthehen në aksion aktivistet e grupit feminist ukrainas Femen, bërë të famshme në të gjithë botën për manifestimet e tyre në shesh me gjoks zbuluar për të protestuar kundër prostitucionit dhe turizmit seksual. Këtë herë ato janë mbledhur në Kiev përballë ambasadës indiane për të kundërshtuar një rregull të ri vizash, vendosur nga ambasada Indiane, për gratë e vendeve të ish bllokut sovjetik, për të parandaluar në këtë mënyrë rrezikun e udhëtimit të femrave që merrem me prostitucion drejt Indisë, fenomen ky i denoncuar nga Femen. Manifestueset janë larguar nga policia e cila ka bërë edhe disa ndalime. (da.xha/BalkanWeb)
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi