Adoleshentet në Indi, marrin masa kundër përdhunimit
Sun 25 Aug 2013 - 23:02
Në periferi të kryeqytetit të një prej shteteve më të varfra të Indisë, Uttar Pradesh, një grup vajzash adoleshente kanë marrë një mision të jashtëzakonshëm. Ato po patrullojnë rrugët e qytetit të tyre duke mbrojtur gratë dhe vajzat nga turpërimi i përdhunimit. Me uniformat e zeza dhe të kuqe, që është veshja tipike për gratë në Azinë Jugore, shënjestra e tyre janë burrat që e kanë kaluar masën.
Ndëshkimi? Poshtërimi, e ndonjëherë edhe më keq. Motivi i tyre është i dhimbshëm. Çdo vajzë që është pjesëtare e grupit të quajtur “Brigada e kuqe”, ka rënë viktimë e përdhunimit, ndonjëherë edhe nga vetë anëtarët e familjes.
Në shumicën e rasteve krimi ka mbetur i pandëshkuar dhe viktimat janë lënë të vuajnë në heshtje prej turpit. Këto vajza janë detyruar të veprojnë, sepse askush tjetër nuk po vepron.
Numri i përdhunimeve të raportuara është rritur ndjeshëm, nga 2487 në vitin 1971, në 24,206 në vitin 2011. Por “Brigada e kuqe” e vajzave shprehet se numri i raportuar nga zyrtarët është vetëm maja e ajsbergut.
Shumica e rasteve të përdhunimit të femrave ka ndodhur në vende publike si në transportin urban, madje edhe në rrugë. Dhjetorin e vitit të shkuar, një vajzë u rrah për vdekje teksa përdhunohej nga një grup djemsh në autobus.
Pavarësisht protestave masive dhe kërkesës për ligje më të ashpra kundër krimeve të seksit dhe ndryshim të sjelljes me femrat, duket se situata është e pamundur të ndryshohet.
Këtë fundjavë një vajzë 7-vjeçare u përdhunua në tualetin e trenit, teksa udhëtonte me familjen e saj. Adoleshentet e abuzuara po luftojnë për të shtjetërsuar mentalitetin e ashpër indian.almakos.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi