Serbia nuk kalon…. Shqiperia fle gjume….
Wed 18 Jan 2012 - 20:22
Sot Vetevendosja eshte ne proteste kundrejt mallrave Serbe. Vetevendosja e ka pagezuar protesten me emrin “Serbia Nuk Kalon” qellimi kryesor dhe i vetem i saj eshte bllokimi i mallrave te prodhuara ne Serbi. Prodhimet serbe nuk duhet qe te tregtohen ne Kosove sepse Serbet nuk lejojne qe prodhimet Kosovare te kalojne pertej kufirit Serb.
Ne fakt teksa mendon qe jo shume vite me pare ne po ato rruge qe do te bllokoje sot Vetvendosja, kalonin autokolonat e ushtrise dhe cetave terroriste serbe qe do pergjaknin Kosoven, veprimi i Vetevendosjes eshte mese i justifikuar.
Sot ne ato rruge udhetojne maunet plot me mallra serbe qe ne kembim marrin valute nga Kosova e varfer dhe e papune duke e mbajtur ate akoma te nenshtruar brenda te gjitha mundesive qe kane.
Por qellimi i ketij shkrimi nuk eshte aspak qe te beje gjykuesin mbi iniciativen e Vetvendosjes. Qellimi i tij eshte qe te shohe ne nje kendveshtrim tjeter efektin “Made in “ ne produktet dhe sherbimet e cfaredollojshme qe ne konsumojme.
Eshte e qarte per ata qe kane jetuar sadopak ne komunizmin e eger shqiptar, qe produktet shqiptare kane qene te denjta vetem per nje vend te botes se trete dhe aspak konkuruese me prodhimet bashkekohore europiane.
Qe nga ajo kohe konsumatori shqiptar i ka pare me skepticizem cfaredolloj produkti qe mban vulen e vendit te tij dhe ka pranuar pa paragjykim te gjitha produktet qe kane ardhur nga bota e huaj edhe pse ne emertim shkruhej ne greqisht, italisht, turqisht,bullgarisht apo edhe kinezce, mjaftonte te ishte Made out of Albania dhe ishte i pranueshem.
Eshte urgjentisht e nevojshme qe konsumatori shqiptar te ndryshoje perceptimin per produktet qe prodhohen ne Shqiperi. Por ndryshime te tilla nuk ndodhin brenda dites. Duhet qe cdo kompani qe merr iniciativen per te prodhuar, te prodhoje me standartet qe konkurojne pa frike cdo lloj produkti qe mund te vije nga jashte e nese prodhuesit nuk e bejne kete atehere shteti duhet te luaje rolin e rregullatorit dhe te nderhyje qe prodhuesi ose te rrise standartin ose te mos prodhoje me standarte qe jane te papranueshme nga konsumatori . Dhe nese keta dy procese funksionojne, atehere prodhuesit duhet ti kthejne syte nga kompanite e marketingut dhe te ndertojne ata qe quhen “MARKA” ose “BRAND” ne gjuhen e komunikimit .
Fatekeqesisht ende pas dy dekadash kapitalizem ne nuk kemi krijuar asnje marke ne vendin tone, sado te mendohemi nuk mund te gjejme dot asnje marke shqiptare me te cilen ne mund te ndjehemi te sigurte dhe te perfaqesur. Sa here jeni nisur per te vizituar nje te afermin tone jashte shtetit dhe keni marre me vete nje produkt shqiptar si kujtim nga shqiperia? Asnjehere sepse cfaredolloj produkti qe do prekni ose nuk eshte i denjte ose eshte i huaj dhe nuk ka asnjelloj kuptimi.
Dobesia jone si komb per tu organizuar dhe per te prodhuar mallra na ka kushtuar shume shtrenjte, na ka detyruar qe gjithmone te punojme per te tjeret, te punojme qe te tjeret te prodhojne produkte nje pjese te te cilave na i shesin perseri po neve. Nese te gjitheve na pelqejne makinat gjermane, parfumet franceze , rrobat italiane, oret zviceriane, kamerat japoneze, cfare produkti shqiptar ka qe ju pelqen ?
Sot Vetevendosjes nuk i duhej te protestonte nese nje Shqiperi qe prodhon do ishte ne gjendje te zevendesonte biskotat serbe me biskota shqiptare, cokollatat serbe me cokollatat shqiptare.
Sot me shume se kurre biznesmenet shqiptare duhet ta kuptojne qe pas nje kohe shume te shkurter perandoria e betonit do mbaroje dhe do mbaroje pergjithmone, ajo cfare duhet eshte nje industri e lehte shqip-folese qe ka nje market 7 milionesh qe ushqehet me mish maqedonas, biskota turke, embelsira italiane, fruta greke.
(A.K/ infoalbania.org)

- IstogaliKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 1173
Hobi : Futbollii
Vendndodhja : Istog
Anetaresuar : 22/11/2011
Re: Serbia nuk kalon…. Shqiperia fle gjume….
Wed 18 Jan 2012 - 20:30
Ka ardhe koha te bashkohem
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi