Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Njera Si Asnjera
Njera Si Asnjera
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 30454
<b>Hobi</b> Hobi : Te realizoj enderrat e mija
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Gjakun e zemres te Mamit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 30/01/2012

FSK parakalon në Tiranë, Serbia frikë nga ‘Shqipëria e Madhe’ Empty FSK parakalon në Tiranë, Serbia frikë nga ‘Shqipëria e Madhe’

Sat 17 Nov 2012 - 10:57
FSK parakalon në Tiranë, Serbia frikë nga ‘Shqipëria e Madhe’ 60473
Kosovë - Një njësi e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të jetë pjesë e paradës ushtarake në Tiranë më 28 nëntor për të festuar përvjetorin e 100-të të shpalljes së Pavarësisë. Por, pjesëmarrja e FSK-së në paradën e Tiranës ka shqetësuar zyrtarët serbë në Beograd.
“Në nder të Ditës së Flamurit dhe 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka filluar përgatitjet me një grup ushtarakësh, të formuar posaçërisht për nder të kësaj ngjarje”, ka thënë për SETimes Ibrahim Shala nga zyra për Marrëdhënie me Publikun në FSK.

Sipas tij, do të jenë 65 ushtarë tashmë të përzgjedhur që do të marrin pjesë në Paradën e Tiranës.

Shala shprehet se ushtarët do të paraqiten në Paradë me një uniformë të re, të projektuar sipas standardeve të NATO-s, duke shtuar se ata kanë një identitet kosovar që i bën të dallueshëm nga ushtritë e vendeve të tjera. Kjo pjesëmarrje në Paradë vjen në kuadër të bashkëpunimit që Kosova ka me shtete fqinje.

Por, përfshirja e FSK-së në një paradë shqiptare ka ngritur shqetësime.

Velibor Stevic, kryetar i Komitetit të Sigurisë në Lëvizjen Forca e Serbisë, në koalicion me Partinë Përparimtare të Serbisë, thotë se pjesëmarrja e FSK-së në paradën e ushtrisë shqiptare provokon zërat për krijimin e një Shqipërie të Madhe, transmeton telegrafi.

Mirëpo nuk mendon kështu, Orhan Dragash, drejtor i Institutit të Sigurisë Ndërkombëtare në Beograd, i cili shprehet se “shqiptarët e Kosovës janë duke mbështetur vendin e tyre amë. Të dy vendet nuk kanë ambicie për një bashkim të mundshëm”.
Sipas kalendarit të veprimtarive për 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, parada e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë do të mbahet më 28 nëntor në “Sheshin Skënderbej” në orën 17:00.

(a.k/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi