Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Heqja e pensioneve të minoriteti grek në Shqipëri, Mihelaki: Greqia të marrë masa Empty Greqi i heq pensionet minoritarëve, frikë nga kërcënimet për Shqipërinë e Madhe

Sat 22 Dec 2012 - 15:16
Heqja e pensioneve të minoriteti grek në Shqipëri, Mihelaki: Greqia të marrë masa Greke
“Në një kohë, kur kryeministri shqiptar Sali Berisha këmbëngul në deklaratat provokative rreth “Shqipërisë së Madhe”, Greqia duhet të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përkeqësimin e standardeve të jetesës së minoritetit grek dhe të shmangë në këtë mënyrë rrezikun e çrrënjosjes së tyre nga vendi”. Me këtë arsyetim, deputeti i Demokracisë se Re Jani Mihelaki e ka quajtur ligjin që parashikon heqjen e pensioneve të rreth 18 000 minoritarëve grekë nga Shqipëria. Një padrejtësi të madhe që iu bëhet pensionistëve të Epirit të Veriut
Deri më tani ata kanë marrë nga enti i sigurimeve OGA, një shumë prej 330 euro në muaj por me krizën që është zhytur Greqia ky pension është I papërballueshëm për shtein Helen.
“Problemi i grekëve të Epirit të Veriut është se në Shqipëri marrin një pension jo më shumë se 100 euro në muaj, por përveç dimensionit të dukshëm ekonomik të problemit, ata do të privohen edhe nga kujdesi shëndetësor, pasi do t’i shtohen numrit të të pasiguruarve, që është trefishuar në dy vitet e fundit”, shprehet deputeti Mihelaki. /alb-observer.com/
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Heqja e pensioneve të minoriteti grek në Shqipëri, Mihelaki: Greqia të marrë masa Empty Re: Heqja e pensioneve të minoriteti grek në Shqipëri, Mihelaki: Greqia të marrë masa

Sat 22 Dec 2012 - 15:20
padyshim,frika eshte e arsyeshme per greket,nga se ata shfrytezojne padrejtsisht troje shqiptare
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Heqja e pensioneve të minoriteti grek në Shqipëri, Mihelaki: Greqia të marrë masa Empty Re: Heqja e pensioneve të minoriteti grek në Shqipëri, Mihelaki: Greqia të marrë masa

Sat 22 Dec 2012 - 15:23
Message reputation : 100% (1 vote)
Nuk na e ka fajet Greku jo por Sala me ato 100 euro te qelbura qe edhe pse mbas kaq vitesh nuk ka ndryshuar asgje...Sa e mbaj mend veten e vogel e deri me sot aty tek 100-ja ka mbet pensioni akoma edhe pse shume premtime nga Sala nderkohe...
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Heqja e pensioneve të minoriteti grek në Shqipëri, Mihelaki: Greqia të marrë masa Empty Re: Heqja e pensioneve të minoriteti grek në Shqipëri, Mihelaki: Greqia të marrë masa

Sat 22 Dec 2012 - 15:31
Message reputation : 100% (1 vote)
dhe pikerisht Sala nuk e bene bashkimin kombetar,ka vetem fjale ai
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Heqja e pensioneve të minoriteti grek në Shqipëri, Mihelaki: Greqia të marrë masa Empty Heqja e pensioneve të minoriteti grek në Shqipëri, Mihelaki: Greqia të marrë masa

Sun 23 Dec 2012 - 15:05
Heqja e pensioneve të minoriteti grek në Shqipëri, Mihelaki: Greqia të marrë masa MixelakisHeqja e pensioneve të minoriteti grek në Shqipëri, Mihelaki: Greqia të marrë masa Ell.shm_1-630x414Deputeti i Demokracisë se Re, Jani Mihelaki, e ka quajtur ligjin që parashikon heqjen e pensioneve të rreth 18 000 minoritarëve grekë nga Shqipëria si një padrejtësi të madhe që iu bëhet pensionistëve të Epirit të Veriut.

Sipas tij kjo masë për këta pesnionitë është një goditje e padurueshme, sepse ata në shqipëri marrin një pension minimal, ndërsa nga enti i sigurimeve OGA merrnin një shumë prej 330 euro në muaj dhe është vendosur që t’i ndërpritet fare.

“Humbja e pensioneve OGA do të jetë një goditje e padurueshme për pensionistët nga Epiri i Veriut në mes të krizës më të rëndë ekonomike që ka parë Greqia. Problemi i grekëve të Epirit të Veriut është se në Shqipëri marrin një pension jo më shumë se 100 euro në muaj, por përveç dimensionit të dukshëm ekonomik të problemit, ata do të privohen edhe nga kujdesi shëndetësor, pasi do t’i shtohen numrit të të pasiguruarve, që është trefishuar në dy vitet e fundit”, shprehet deputeti Mihelaki.

Mihelaki ka kërkuar interpelancë me ministrin grek të Punës dhe atë të Financave, lidhur me ligjin që parashikon heqjen e pensioneve të rreth 18 000 minoritarëve grekë në Shqipëri.

Ai tha se kupton qëllimin e ligjit për të lëvizur drejt shmangies së pensioneve të dyfishta dhe trefishta, por kur është fjala për pensionet që arrijnë në nivele shumë më të larta, dhe jo për ardhurat e ulëta, siç është rasti i pensioneve të Vorio-Epirit, që nuk kapin as 400 euro në muaj.

Mihelaki theksoi se “në një kohë, kur kryeministri shqiptar Sali Berisha këmbëngul në deklaratat provokative rreth "Shqipërisë së Madhe", Greqia duhet të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përkeqësimin e standardeve të jetesës së minoritetit grek dhe të shmangë në këtë mënyrë rrezikun e çrrënjosjes së tyre nga vendi”.

Sipas legjislacionit aktual grek, minoritarët grekë që banojnë në Shqipëri ose prej disa vitesh në Greqi, kanë fituar të drejtën e pensionit minimal të OGA në vlerë 330 €.

/On Alert /Shekulli Online/ E.L/
Sponsored content

Heqja e pensioneve të minoriteti grek në Shqipëri, Mihelaki: Greqia të marrë masa Empty Re: Heqja e pensioneve të minoriteti grek në Shqipëri, Mihelaki: Greqia të marrë masa

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi