Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Trafikoi në Itali vajzën e marrë peng ekstradohet nga Greqia tutori Empty Trafikoi në Itali vajzën e marrë peng ekstradohet nga Greqia tutori

Thu 23 Jun 2011 - 18:49
Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, sot, datë 23.06.2011, në orën 17:30’ ekstradoi nga Athina, Greqi, drejt vendit tonë shtetasin Vasillaq Jonuz Lulja (alias Shuaip Lulja), vjeç 44, lindur në Lushnjë.
Burimet zyrtare bënë me dije se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Librazhd, me vendimin të datës 03. 07. 2002, e ka dënuar me 10 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese“ parashikuar nga neni 114/a, pika 5 dhe 6, e Kodit Penal.
Shtetasi Vasillaq Lulja më datë 13 gusht të vitit 1998, në bashkëpunim me shtetasen Afërdita Mërkuri dhe shtetasin Klodian Çela, kanë marrë me forcë shtetasen F. K. dhe me dhunë e kanë futur në një automjet, duke e dërguar në një apartament në qytetin e Elbasanit, ku e kanë mbajtur për rreth 2 javë, duke e keqtrajtuar dhe ushtruar dhunë.
Më pas ato e kanë nisur të dëmtuarën drejt Italisë dhe e kanë detyruar me dhunë të ushtrojë prostitucion. Kjo shtetase në tetor të vitit 1999 është kthyer nga autoritetet Italiane në Shqipëri, ku dhe ka bërë kallëzim ndaj shtetasve të sipërpërmendur.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, në datën 10 mars 2011, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit Vasillaq Lulja (alias Shuaip Lulja).
Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi