- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Heqja e kombësisë në certifikata, Greqia: Shqipëria peng i nacionalistëve
Fri 3 Jun 2011 - 19:51
Ministria e Jashtme e Greqisë ka shprehur sot shqetësim lidhur me ndryshimin e modelit të certifikatave, ku është hequr origjina dhe kombësia. Dikasteri diplomatik i Greqisë, me anë të zëdhënësitka shprehur rezervat lidhur me këtë zhvillim. “Shqipëria ka rënë në kurthin e nacionalistëve që kërkojnë që regjistrimi i popullsisë të mos bëhet mbi bazën fetare dhe kombëtare”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Gregory Delavekouras.”Jemi të shqetësuar për këtë çështje dhe po e ndjekim nga afër. Qeveria shqiptare vendosi të heq origjinën kombëtare nga certifikatat personale dhe familjare, pa u konsultuar paraprakisht me pakicat që jetojnë në vend. Nga kjo ngihen pikëpyetje të logjikshme dhe shqetësuese në lidhje me motivet që ndryshuan këtë praktikë të zbatuar në dekada”, u shpreh Delavekouras gjatë një konference për shtyp.Greqia ka lidhur këtë zhvillim dhe me shtyrjen e regjistrimit të popullsisë duke u shprehur se kjo të jep të kuptosh se Shqipëria “gjunjëzuar” nga grupet nacionaliste, të cilët kundërshtojnë përfshirjen në të, të pyetjeve lidhur me kombësinë, gjuhën dhe besimin.”Vendimet të japin përshtypjen se qeveria shqiptare është përulur nga presionet e elementëve ekstremistë që nuk pranojnë ekzistencën e minoriteteve në vend dhe që janë sistematikisht cenues të marrëdhënieve mes vendeve tona”, është shprehur zëdhënësi i ministrisë.Ministria e Jashtme e Greqisë, ka kujtuar se mbështet integrimin e Shqipërisë në BE por kjo duhet bërë konform rregullave që kërkon unioni duke kërkuar kështu respektimin e kritereve të Kopenhagenit ku flitet për respektimin e të drejtave të njeriut dhe minoriteti. Për këto vendime të Shqipërisë, Delavekouras tha se Greqia do të informojë në mënyrë të detajuar organizmat kompetente. “I bëjmë thirrje Shqipërisë që të zhvillojë konsultim konstruktiv me përfaqësinë e minoritetit, të cilët kanë shprehur kundërshti lidhur me këtë vendim”, thuhet në përfundim.
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Heqja e kombësisë në certifikata, Greqia: Shqipëria peng i nacionalistëve
Fri 3 Jun 2011 - 19:52
Greqi mbylle gojën se nuk të përket.
- Heqja e pensioneve të minoriteti grek në Shqipëri, Mihelaki: Greqia të marrë masa
- Shqipëria heq deklarimin e kombësisë në certifikatat e lindjes
- Trafikoi në Itali vajzën e marrë peng ekstradohet nga Greqia tutori
- Venizelos: Pa programin e ri dhe PSI, Greqia bëhet si Shqipëria
- Steve Forbes: Greqia të marrë shembull nga Shqipëria e Bullgaria
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi