Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

KOSOVA DHE SERBIA, NË NJË TRYEZË NË TIRANË Empty KOSOVA DHE SERBIA, NË NJË TRYEZË NË TIRANË

Fri 9 Mar 2012 - 21:45
Përfaqësues të Kuvendit të Kosovës kanë marrë pjesë në Konferencën e Komisioneve Parlamentare të Integrimit të Shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizim Asociimit (COSAP) në Tiranë, kurse prezent në takim ishte edhe pala e Serbisë. Kjo është hera e dytë që Kosova dhe Serbia prezantojnë së bashku në forume rajonale pas arritjes së marrëveshjes kohë më parë.

Ndryshe kjo është Konferenca e Gjashtë e Komisioneve Parlamentare të Integrimit të Shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizim Asociimit (COSAP). Punimet e konferencës i hapi Jozefina Topalli, kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Në këtë konferencë Kuvendi i Republikës së Kosovës është përfaqësuar nga Lutfi Haziri, kryetar i Komisionit për Integrime Evropiane dhe Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh nënkryetar i Komisionit për Integrime Evropiane.

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës ka marrë pjesë në këtë konferencë për herë të parë dhe ka diskutuar i barabartë me përfaqësuesit e komisioneve homologe të vendeve të ndryshme si: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia.

Duke marrë pjesë në diskutim delegacioni nga Kuvendi i Kosovës ka theksuar se Kosova do të përfaqësohet vetëm si e barabartë në procesin e integrimeve evropiane.

Temat e diskutuara në konferencë kishin të bënin me: rolin dhe përgjegjësitë e Komisioneve për çështjet Evropiane në situatën aktuale të Procesit të Integrimit Evropian, sfidat aktuale të MSA, procesi i negociatave dhe detyrat që rrjedhin për komisionet për integrime evropiane, sfidat e ardhshme dhe metodat e punës të Procesit të Stabilizim Asociimit.

Të gjitha vendet u dakorduan që të angazhohen në çështjet kryesore si: bashkëpunimi në mes të komisioneve homologe parlamentare për integrime evropiane, bashkëpunimi mes parlamentit dhe qeverisë për këtë proces, forcimi i dialogut dhe marrëdhënie më të mira rajonale duke evituar ndasitë, koncensus i brendshëm politik për këtë proces etj.

Në përfundim Konferenca miratoi një deklaratë të përbashkët./Kosovapress/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi