Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Masa ekstreme kundër udhëtarëve mbi tren  Empty Masa ekstreme kundër udhëtarëve mbi tren

Thu 19 Jan 2012 - 14:55
Masa ekstreme kundër udhëtarëve mbi tren  IndonezitrenIndonezia ka marrë masa ekstreme për ndalimin e udhëtarëve që hipin mbi tren. Njerëzit që hipin mbi trena për të shmangur pagesën, tani mund të marrin një ndëshkim që mund të rezultojë edhe fatal.

Indonezia ka vendosur që sipër hekurudhave të ngrejë trarë të lartë, nga ku varen topa të mëdhenj prej betoni. Kështu, nëse je mbi tren, një top i tillë të godet dhe ndoshta goditja mund të jetë fatale.

Autoritetet shpresojnë se kjo metodë do funksionojë. Një zëdhënës i kompanisë shtetërore të trenave tha se kanë provuar gjithçka, madje duke vënë edhe tela me gjemba mbi tren, por nuk ka funksionuar asgjë.

Një i varfër tha se ata do fitojnë edhe ndaj kësaj zgjidhje. Megjithatë ai pranoi se ndjehej i frikësuar. Mbi 400 mijë njerëz udhëtojnë me trena drejt kryeqytetit në kohën e pikut. Shumë prej tyre nuk i përballojnë biletat. Shumë njerëz kanë vdekur në aksidente. Në vitin 2008 vdiqën 53 pasagjerë pasi hipën në çati. Shumë viktima shkaktohen nga kabllot që kalojnë mbi trena. Të tjerë bien ndërsa treni lëviz. /albeu.com/


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi