Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Përdorimi i shpeshtë i rrjeteve sociale, i bën njerëzit më të trishtuar Empty Përdorimi i shpeshtë i rrjeteve sociale, i bën njerëzit më të trishtuar

Fri 20 Jan 2012 - 1:54
SHBA- Përdorimi i shpeshtë i rrjeteve sociale duket se i bën njerëzit më të trishtuar dhe më të pakënaqur me jetën e tyre.Facebook-u është rrjeti më i përhapur dhe më i frekuentuar aktualisht. Ndikimi i tij është aq i fortë sa të paktë janë njerëzit që nuk logohen për të hyrë në këtë rrjet, të paktën një herë në ditë. Pa e vënë re ne bëhemi të varur. Si të gjitha rastet e varësisë njerëzit mendojnë se jeta e të tjerëve është gjithmonë më e mirë. Kjo gjë shton dozat e trishtimit tek këta persona, sipas një studimi më të fundit amerikan.Sipas studiuesve amerikanë ajo cka i bën njerëzit të trishtuar janë profilet e miqve, ku zakonisht vendosin foto duke qeshur. Ata shpjegojnë se në rast se je i mërzitur, të shohësh të tjerët të gëzuar, të bën edhe më të trishtuar, por nga ana tjetër kjo gjë nuk mund të shmanget, pasi njerëzit janë të prirur të vendosin në profilet e tyre foto ku dalin bukur, apo janë të gëzuar.

Për të kuptuar më mirë se si rrjetet sociale kanë fuqi të bëjnë njerëzit më të pakënaqur, sociologët Hui Tzu Grace Chou dhe Nicholas Edge nga Universiteti Utah Valley intervistuan 425 studentë.

Pjesëmarrësit kishin për t'iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me lumturinë e tyre dhe të miqve të tyre. Këta studentë nisur nga komunikimet në Facebook përgjigjeshin më shpesh se jeta e miqve të tyre ishte më e mirë se e veta.

Nga informacioni i mbledhur është zbuluar se 95 për qind e të anketuarve kishin përdorur Facebook, prej 2 vjet gjysmë dhe qëndronin në këtë rrjet social, për rreth 4.8 orë në javë.

Ndërsa ata persona që përdornin më pak rrjetet sociale, por takoheshin në realitet me miqtë e tyre jepnin një gjykim më të plotë për ta por edhe për veten, në varësi të situatës.
(ma.ar/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi