Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pse po zgjerohet e “keqja sociale” dhe “njerëzit e këqinj”?  Empty Pse po zgjerohet e “keqja sociale” dhe “njerëzit e këqinj”?

Wed 7 Jul 2010 - 16:06
Në shoqërinë modern shqiptare është shtuar shqetësimi social nga që është duke u shtuar prania e të “keqes” në kuptimin më polyvalent të termit në sjelljet sociale dhe individuale të shumë njerëzve tanë. Ndërkaq, nga ana tjetër dhe me të njëjtin intensitet duket se në ambientet sociale të shoqërisë po zvogëlohen motivet, lidhjet njerëzore dhe njerëzillëku në marrëdhëniet që zhvillohen midis njerëzve. Po të vëzhgosh me kujdes realitetin tonë duket se në shumë drejtime në sjelljet e njerëzve ka shumë aspekte negative, po zgjerohet neurotizmi social dhe mungesat e ndjeshme të komunikimit, brutalitetit, po përhapet gënjeshtra dhe po bëhet mënyrë jetëese mashtrimi social. Të gjitha këto të këqija morale, sociale dhe individuale, tashmë nuk janë fenomene të veçanta, sporadike.Ato po bëhen gradualisht dukuri sociale të shtrira në përmasa sociale, të cilat janë bërë tejet shqetësuese.

Nuk ka dyshim që progresi material dhe social i shoqërisë tonë drejt modernitetit, nuk është proces i qetë dhe zhvillim harmonioz, simetrik, i ekuilibruar nga pikëpamja sociale. Përkundrazi siç po duket, procesi i modernizimit të shoqërisë shqiptare ka marrë deformime të thella dhe shumë dukuri të së keqes sociale dhe individuale janë përhapur në përmasa të tilla, që jo vetëm përbëjnë shqetësim moral, por dhe po ndikojnë në deformimin social të shoqërisë tonë. Përhapja e të keqes, veseve sociale, negacionit, mashtrimit, janë në përmasa të tilla, që sipas meje momentalisht të duket se ato e kanë kaluar kufirin e natyrshëm të shfaqjes së të keqes, që ka vetë natyra njerëzore dhe që mund të jetë i pranishëm në marrëdhëniet shoqërore. Përmasat e veseve sociale, të mungesave qytetare, egërsisë së sjelljeve individuale, të mashtrimit për qëllime përfitimi janë bërë epidemi të frikshme, që sociologjikisht të venë para dilemës që të mendosh, se cila është rruga nëpër të cilën po ecim: drejt qytetërimit apo drejt “gjendjes paranjerëzore” ? Për të mirën dhe të keqen historikisht është folur dhe shkruar nga shumë filozofë, antropologë, moralistë, nga feja dhe etika sociale dhe individuale. Nuk është rastësi që këtë çështje filozofë të shumtë si Spinoza, fjala vjen, por dhe shumë të tjerë pas tij, e kanë definuar të mirën si “mjet” me anën e të cilit njerëzit afrohen me modelin e “natyrës njerëzore” dhe të “keqen” si diçka që na pengon të arrijmë një gjë të tillë.Padyshim shumë të këqija sociale të shpirtit, mendjes, sjelljes dhe marrëdhënieve midis njerëzve, të bëjnë të pyesësh në se këto dukuri sociale të deformuara të shoqërisë dhe qytetërimit tone, kanë vetëm shkaqe objektive dhe janë të lidhura vetëm me ndryshimin e kushteve materiale të jetës shoqërore dhe ekonomike? A është ndryshimi i sistemit politik, social, ekonomik shkaku që në jetën tonë erdhën këto pasoja negative kaq eruptive, kaq asociale dhe shqetësuese për jetën dhe qytetërimin tonë, apo ka edhe arsye të tjera që nuk janë domosdo të lidhura me kushtet e jetës së sotme politike dhe material? Pse ka marrë përmasa të tilla zgjerimi i ndjenjave të tilla jo humane si egoizmi, individualizmi, ftohtësia sociale, shkëputja e lidhjeve, dhuna, agresiviteti, divorci, amoraliteti ? Pse ato gati po eklipsojnë disa vlera të mëdha të shoqërisë dhe qytetërimit modern që janë instrumente të ndërtimit të marrëdhënieve njerëzore në shoqëri. Pse po ndodh që në vend të qëndrimeve të arsyeshme të zhvillohen veprime irracionale, pse humanizmi po mbytet nga egoizmi, dashurisë po ja ze vendin urretja?Ne jemi vërtet të tronditur me agravimin e situatës sociale dhe morale të shoqërisë tonë, me inondimin e situatës nga sjelljet brutale dhe nëpërkëmbjen pa skrupull të tërë sistemin tonë të vlerave tradicionale dhe të qytetërimit. Ndërkaq nuk ka ditë të mos ketë fakte, ngjarje, ndodhi të cilat na tregojnë se tani shumë të këqija që kanë hedhur rrënjë në realitetin tonë e kanë kaluar kufirin e të keqes njerëzore dhe janë bërë sjellje gati animaleske që po e kalojnë të keqen në kufijtë e papranueshëm të të tmerrshmes dhe tragjikes. Vrasjet në familje, krimet për pronë apo xhelozi, rrëmbimet e personit, vjedhjet me armë, e shumë dukuri të tjera nuk janë më veprime njerëzore të këqija, por janë veprime ekstremisht të shëmtuara, në përmasa anti-humane dhe me pasoja tragjike.Duke vlerësuar nga pikëpamja sociologjike situatën që po zhvillohet në shoqërinë tonë, duket se nuk na shqetëson aq shumë fakti, që përmasat e të keqes janë përhapur dhe zgjeruar së tepërmi, se sa duhet të na alarmojë fakti që në shoqërinë tonë po lulëzon “psikologjia e përshtatjes” me të keqen, që njerëzit tanë po mësohen me të, që ata po “familjarizohen” dhe po e vlerësojnë të keqen sociale si diçka të pranueshme, që justifikohet si pasojë e modernitetit dhe që mësohen të bashkëjetojnë me të, duke e konsideruar sit ë keqe të “domosdoshme” apo të “pashmangshme”. Në se duam të përmirësojmë situatën sociale në shoqërinë tonë, në se duam që marrëdhëniet midis njerëzve të përmirësohen, duhet së pari të krijojmë një kuptim të përbashkët social dhe të nisemi nga parimi se e keqja në shoqëri është e keqe. Nuk është normale që njeriu të mësohet ta pranojë apo të kënaqet me të. Përkundrazi për aq kohë sa njeriu do të jetë njeri, ai nuk mund të pranojë të “drejtën e ekzistencës” dhe ca më pak të “qytetarinë” së të keqes, dhe mundësinë fatale të adoptimit të njerëzve tanë pasivisht dhe fatalisht me të. Në familje, në shkollë, në institucionet fetare, në komunistët duhet të bëjmë gjithçka që njerëzit normal të krijojnë bindjen se zgjidhjet e këqija personale nuk janë zgjidhje sociale dhe humane. Natyrisht janë shtuar njerëzit justifikues të realitetit dhe banalizimit të së keqes, njerëz që me mendjelehtësi thonë, se kjo është shoqëria moderne dhe se të këqijat sociale dhe sjelljet eksentrike individuale, janë sipas tyre thjesht pjesë endemike të saj. Në të vërtetë nuk është kështu. Qëndrimi pasiv, konformist dhe sidomos miratues dhe pranues i të keqes sociale në shoqërinë shqiptare janë bërë qëndrime të patolerueshme. Këtë tentativë për të mësuar njerëzit që të bashkëjetojnë pa shqetësim me të keqen, për ta pranuar atë, dhe ca më keq për t’i dhënë saj të drejtën e qytetarisë, sociologët e kohës moderne e kanë quajtur tentativë transhedentale për të afruar “njerëzoren me jonjerëzoren”. Padyshim e keqja në shoqëri dhe në jetën e njeriut tonë ekziston. Ajo është pjesë e jetës njerëzore. Por standardet e jetës së lire dhe modern, janë të tilla që kanë forcë organizuese dhe drejtuese për ta orientuar njeriun në rrugën e duhur, duke mos e lënë atë që të orientohet nga e keqja dhe që ta bëjë njeriun “kafshë”, apo nga ana tjetër ta bëjë të imunizuar nga çdo e keqe e mundshme dh eta bëjë njeriun e vërtetë “hyjni”. Duhet të mësohemi dhe të pranojmë se e keqja është diçka njerëzore, ajo jeton brenda njeriut, por në çdo rast ajo përfaqëson drejtimin drejt regresit, drejt pakësimit të humanitetit.Nuk është normale ajo që po ndodh në shoqërinë tonë që po shtohen njerëzit që kanë sjellje të këqija, asociale, që në një farë mënyre ata bëhen njerëz “të çliruar nga rëndesa e qenies së vet njerëzore” (Fromm). Duke vlerësuar përmasat, zgjerimin e shpejtë dhe intensitetin e të keqes që ka kapur njerëzit tanë, pasoja që po sjellin në shoqërinë tonë, duket se kemi një “devijim social” nga bazamenti human. Potenciali i të keqes sociale në shoqërinë tonë po rritet, nga që po shtohen njerëzit që e kanë orientuar veten dhe sjelljen e tyre drejt të keqes, duke u sjellë në rrugë jo humane dhe antisociale.Një gjë është e sigurt dhe evidentohet në shoqërinë tonë si problem social dhe sociologjik njëherësh. Njeriu është i lirë dhe ka më shumë mundësi për shkak të natyrës dhe sidomos të orientimit të tij personal, që të ecë para dhe mbrapa, duke qënë i prirur edhe për të qënë i mirë por edhe për të qënë i keq. Në se duam të edukojmë njerëzit tanë në familje, në shkollë dhe komunitet është më mirë t’i mësojmë të dinë të orientohen në çdo rast me alternativat që ka jeta, që janë të mira dhe të këqija. Aftësia për të zgjedhur midis tyre është mjeti edukativ që ndihmon njeriun të orientohet kah e mira, humania, e bukura, e shëndetshmja. Nëpërmjet këtyre institucioneve kemi mundësi si askund tjetër që të edukojmë të njeriun, të ndihmojmë prirjen organike të tyre për të qënë të orientuar drejt së mirës duke shmangur rreziqet e devijimeve sociale deri në limitet ekstreme të “veprimeve jo të njerëzishme” që pastaj përfundojnë me sundimin e së keqes dhe dominimin e “sjelljes jonjerëzore”. Këtë kërkon shoqëria jonë, në mënyrë që të mund të dalim nga qerthulli i sjelljeve jo humane, nga procesi i dehumanizimit të njeriut, i njeriut të ftohtë, indiferent me shoqërinë, sidomos të atyre që kanë humbur shpresën, se ka edhe në shoqërinë tonë kushte që ndihmojnë që çdo njeri mund të “gjejë rrugën” e duhur, të mire, të humanitetit social.
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Pse po zgjerohet e “keqja sociale” dhe “njerëzit e këqinj”?  Empty Re: Pse po zgjerohet e “keqja sociale” dhe “njerëzit e këqinj”?

Mon 19 Dec 2011 - 22:33
sepse leku i ka prish njerzit...
E askujt
E askujt
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1473
<b>Hobi</b> Hobi : volejboll , psikologjia , romanet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne endrrat e tua...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/12/2011

Pse po zgjerohet e “keqja sociale” dhe “njerëzit e këqinj”?  Empty Re: Pse po zgjerohet e “keqja sociale” dhe “njerëzit e këqinj”?

Mon 19 Dec 2011 - 22:36
mendoj se kur ne shoqeri behet nje e mir , askush nuk merr shembull nga kjo e mir...askush se mer parasysh (ose jan te pakt )
kuse kur behet 1 e keqe...te ter jan gati per tu hakmarr me po te njejten menyr
e duke e par per shembull !!
bari i keq mbin gjithandej thot nje shprehje...!!!
ehh....kjo tem ka shum per te folur.....
ka shum po shum element qe shkaktojn te keqen ne shoqerin tone...!!! sdo na dilte nata per ti then Razz
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Pse po zgjerohet e “keqja sociale” dhe “njerëzit e këqinj”?  Empty Re: Pse po zgjerohet e “keqja sociale” dhe “njerëzit e këqinj”?

Mon 19 Dec 2011 - 22:37
Egoja dhe ambicja per te pas sa me shum te mira materijale,ka ndryshu qendrimine njerzve ne mes vete.
Sponsored content

Pse po zgjerohet e “keqja sociale” dhe “njerëzit e këqinj”?  Empty Re: Pse po zgjerohet e “keqja sociale” dhe “njerëzit e këqinj”?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi