19 vjeçarja nga Brodeci e palëvishme kërkon ndihmë (Video)
Wed 25 Jan 2012 - 3:27
Nuk e kanë ngritur të ec as dy operacionet e vitit 2006 dhe 2007, ndërsa për shërimin e saj shpresat janë në ndonjë spital jashtë vendit. Ramizja në moshën 19 vjeçare po përballet me invaliditet në të dy këmbët, ndërsa familja është e pafuqishme ekonomikisht që të përballojë harxhimet e shërimiPas dy operacioneve, sërish në shtrat
Jeta e 19 vjeçares Ramize Beqiri nga Brodeci i Tetovës fillon dhe përfundon brenda katër mureve të shtëpisë. Ajo gati se gjashtë vite është e palëvizshme dhe vuan nga sëmundja e paralizës në këmbë.
Nuk e kanë ngritur të ec as dy operacionet e vitit 2006 dhe 2007, ndërsa për shërimin e saj shpresat janë në ndonjë spital jashtë vendit.
Ramizja në moshën 19 vjeçare po përballet me invaliditet në këmbët e saja, ndërsa familja është e pafuqishme ekonomikisht që të përballojë harxhimet e shërimit.
Ajo tashmë është e vetëdijshme për pamundësinë e saj për të ecur kurse komunikimi i saj i vetëm me botën e jashtme është televizori dhe shoqet që e vizitojnë. Por kjo për atë nuk mjafton, pasi që dëshira e saj është që të ecë.
“Jam bërë operacion në klasën e shtatë, dhimbje kam pasur që në moshën 4 vjeçare. Kam mundur të eci deri para operacionit të parë, por pastaj jo më. Deri në klasën e shtatë kam shkuar në shkollë, por pastaj nuk kam shkuar.
Mjekët këtu nuk garantojnë për operacion të suksesshëm”, shprehet Ramize Beqiri e cila e fillon rrëfimin e saj të trishtuar për gjendjen e vështirë në të cilën gjendet. Ajo thotë se shpesh vijnë dhe e vizitojnë shoqet por dëshira e saj është të shoqërohet bashkë me ato.
“Ndjej kënaqësi kur i shoh shoqet duke ecur dhe unë kam dëshirë të jem e barabartë me ato”, thotë Ramizja. Që nga mosha 4 vjeçare asaj i është paraqitur paraliza në këmbë, kurse në vitin 2006 dhe 2007 u nënshtrohet dy operacioneve në klinikat e Shkupit, të cilat rezultojnë pa sukses, ndërsa mjekët nuk garantojnë që operacioni i tretë të jetë i suksesshëm.
Prindi i saj, 51 vjeçari Alihan Beqiri, thotë se ka bërë gjithçka që të shërojë vajzën e tij, por të gjitha përpjekjet kanë qenë të kota edhe krahas harxhimeve të mëdha.
“E kam pasur në kontrolle në Tetovë, por nuk garantonin, dhe e dërgova në Shkup. E bënë njëherë operacion në njërën këmbë, pastaj sërish operacion në këmbën tjetër, por pa sukses.
3 mijë euro harxhova vetëm atëherë, kurse deri tash harxhimet kalojnë mbi 10 mijë euro. E kam pasur në banjat e Katllanovës 20 ditë, kam harxhuar edhe atje, por asgjë.
Ndihmë sociale marrë 2.500 denarë, të cilët nuk dalin për asgjë. Nëse dikush ka mundësi, të më ndihmojë që ta dërgojmë jashtë vendit me e bë operacion edhe me e shëndosh vajzën.
Nëse mblidhet diçka, do e çoj jashtë nëse jo, do të vazhdojë të ngel kështu e palëvizshme”, thotë Alihan Beqiri, babai i Ramizes, i cili shprehet se për vajzën nuk merr ndihmë, pasi ajo ende nuk ka 26 vjet.
Ai shpresat i ka tek ndihma e bashkëkombëseve të tij dhe te spitalet e jashtme, pasi që gjendja nga operacionet në spitalet e Shkupit vetëm se i është përkeqësuar.
Kjo familje gjashtë anëtarëshe jeton me shpresë se do t’ju dilet në krah dhe do të ngrenë sërish në këmbë vajzën e tyre. Vëllai i Alihanit, Bafjtari tashmë 5 vite është në burg ndërsa poashtu edhe dhëndri i tyre Florim Ahmeti është në burg, që nga aksioni policor në fshatin Brodec “Stuhia Malore”.
Jeta në këtë familje nuk është e lehtë, sidomos kur i tërë përkujdesi është kthyer ndaj 19 vjeçares së paralizuar. Nëna e saj, Hanifja thotë se dëshira e tyre e madhe është që vajza sërish të ngritët në këmbë, ndërsa pamundësia financiare për ta shëruar jashtë ka bërë që dhimbjet të shtohen dita-ditës.
“Vetëm ne që e kemi në shtëpi një njeri të paralizuar e dimë më së miri se çka do të thotë të rritësh fëmijë që nuk mund të lëvizë.
Mundohemi që me çdo kusht t`ia plotësojmë dëshirat asaj. Deri para do kohësh kishim mundësi ta dërgojmë nëpër mjek, kurse tash edhe financiarisht jemi shumë keq dhe nëse na ndihmojnë njerëzit atëherë ndoshta do të mund kthejmë vajzën në gjendjen e mëparshme”, thotë Hanife Beqiri, nëna e Ramizes.
Kjo familje tani më së shumti ka nevojë për ndihmën e atyre që duan të ndihmojnë. Ndryshe, familja gjashtë anëtarëshe jeton në një shtëpi të vjetër në fshatin Brodec të Komunës së Tetovës, me kushte minimale për jetesë. Urim Hasipi, Tv Koha

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi