“Avatar girl” kërkon ndihmë!
Fri 2 Nov 2012 - 23:51
Varfëria po bëhet pengesë për operacionin e 22-vjeçares kineze, e cila vuan nga një sëmundje, e quajtur Dslasia Fibrosa.
Kjo sëmundje është shkaku që njihet më tepër si “Avatar girl”, pasi pamja e saj e jashtme dallon shumë nga ajo e njerëzve normalë.
Sipas mjekut Liao Quiqing, Wu vështirësohet shumë të marrë frymë dhe të shikojë. Edhe pse nuk ankohet, ndjen dhimbje që e torturojnë.
Sëmundja e kësaj të reje kineze është një lloj tumori, që i ka zënë dy të tretat e fytyrës. Për ta luftuar atë, fillimisht duhet bërë operacion.
Siç mund të imagjinohet, operacioni është shumë i kushtueshëm dhe i papërballueshëm nga familja e saj e varfër.
Ky lajm ka bërë xhiron e botës dhe Wu është në ankth, nëse do ta shpëtojë dikush nga vdekja e sigurt apo dhimbjet e tmerrshme që ajo përjeton çdo ditë.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi